Simbole te zhvillimit dhe pjekurise
Nje person me karakter te pjekur eshte edhe i harmonizuar shpirterisht. Per kete arsye simbolet e pjekurise shfaqen ne faza te jetes, ne te cilat personi ka arritur te zgjidhur nje problem e te kete fituar nje pervoje te vlefshme jetesore. Zgjidhja e nje konflikti shpirteror (konflikt midis moralit dhe nevojave/deshirave) ose nje agresioni qe ishte krijuar prej nje problemi ditor, shoqerohet ne enderr shpesh here nga nje ndjenje intensive besimtare.
Lulet
Lulet si simbole endrrash perfaqesojne shfaqjen e ndjenjave, shume here ne lidhje me dicka te vecante. Domethenia e sakte e tyre jipet ne lidhje me elementet e tjere te endrres si dhe ne baze te tipareve qe ato kane (madhesia, ngyra, aroma, freskia, etj)
Frutat (si dhe simbolika e ngjyrave te tyre)
Fruti eshte produkti perfundimtar ne prozesin e zhvillimit bimesor. Si i tille ai simbolizon perfundimin e nje zhvillimi. Per kete arsye ka rendesi a shohim ne enderr sikur frutat jane te bahces sone, sikur i kemi blere apo sikur na i ofron dikush. Po ashtu ka rendesi a behet fjale per nje frut i cili rritet mbi toke (luleshtrydhe, kikirike, ananasi, etj) apo per fruta qe rriten ne peme (molla, dardha, pjeshka, etj) Frutat e pemes jane pra me te rendesishme se ato te tokes sepse sa me lart ndodhet fruti, aq me i mbi-vetedijshem dhe i paster domethenia e tyre.
Po te marrim tani parasysh simboliken e ngjyrave si dhe kategorizmin e tyre tek nje zone psiqike, atehere jipet kjo skeme:
"Sonte pashe ne enderr sikur isha ne shtrat. Kur i hapa syte ne enderr, pashe qe ne pjesen e brendshme te dritares time ishin dy mjellmja. Ato ishin te bardhe si bora dhe shume te bukura per t‘u pare. Me sa dukej, ato kishin bere aty folene e tyre. Kisha frike se nuk do te mund te fluturonin jashte kur t’u nevojitej, keshtu qe u ngrita dhe ua hapa dritaren tamam qe te kishin me shume vend."
Fruta me ngjyre te kuqe simbolizojne emocione te forta dhe instinkte, dinamike si dhe energjine seksuale.
Frutat blu dhe te bardhe i takojne zones mentale. Kurse frutat e gjelber simbolizojne zonen vegjetative.
Te gjithe keto ngjyra permblidhen tek ngjyra e floririt (e verdha) Prandaj frutat e verdhe (ngjyre floriri) ne enderr gjithnje perfaqesojne harmonine dhe balancen shpirterore. Frutat e verdhe (kallinjte e grurit, portokallet, limonet, pjepri) por ne vecanti frutat ne ngjyre floriri kane pra nje domethenie shume te rendesishme dhe jane nje shenje pozitive spirituale.
Drithi (gruri, elbi, thekra, etj)
Drithi ne fakt eshte „fare“ por ngaqe ai eshte shume i rendesishem per jeten tone, kategorizohet tek frutat (frut i tokes, frut i djerses) Drithi shume shpesh quhet dhe fruti i jetes.
Ne vazhdim nje enderr lucide ne te cilen tregohet se cka arritur personi ne jete e cfare e pret ne te ardhmen:
„Ne enderr isha duke u shetitur ne mes te nje fushe me grure. E shikoja grurin e rritur e te pjekur perpara meje ne fushe dhe mendoja se gjithe ato kallinj ishin frutat e punes se jetes time.
Mirepo kur ktheva koken nga ana e majte pashe se nga kjo ane e ares kishte shume vende te thata ku nuk rritej asgje. Por te pakten ata kallinj qe ishin nga kjo ane dukeshin te forte e te pjekur.
Kur pashe nga ana a djathe vura re nje grumbull te madh me gure. Pamja e tyre me shokoi sepse ndjeva qe ata ishin pengesa ne te ardhmen time”
Fara dhe berthama: keto simbolizojne nje fillim te ri (shansin per te mbjellur „krijuar“ nje lule ose peme) Tek keto dy simbole rendesia shfaqet tek mundesia e cila i jipet njeriut qe enderron te kete nje fillim ose nje perspektive te re ne jete.
Buka: Berja e bukes permbledh disa simbole: prej brumit (dicka e papjekur/e pambaruar) behet nepermjet furres se nxehte (Prozesi i pjekjes) buka e cila ka ngjyre floriri te hapur. Pervec kesaj buka simbolizon dhe rrethin. Kx simbolizon perjetesine sepse nuk ka as fillim e as fund.
Nje permbledhje e simboleve te bukes:
Brumi: i bardhe, i njome/lagur, substance e papjekur.
Furra: Zjarr ne nje prozes te kontrolluar
Buka se bashku me kallinjte e drithit simbolizon stinen e veres dhe diellin. Tek keto te fundit rradhitet si ngjyre ajo e floririt.
Buka po ashtu simbolizon ushqimin shpirteror-besimtar te njeriut. Ajo perdoret si simbol ne bibel dhe ne ritualet fetare.
Kafshet e medhaja gjinore
Shpendet i perkasin qiellit dhe ajrit e per kete arsye ato simbolizojne aspekte mendore ose spiritualitetin. Kafshet e medhaja gjinore jetojne mbi toke e prandaj ato i perkasin si simbole endrrash vetedijes sone.
Ka dhe kafshe qe jetojne direkt ne toke si minjte, bretkosa, gjarpri, etj. Edhe minjte jane kafshe gjinore, por ata jane te vegjel.
Me nje fjale: Kafshet e medhaja ngaqe jane me te zhvilluarat ne skalen e evolucionit, perfaqesojne ne enderr gjithnje aspekte te zhvilluara plotesisht.
Kali: Simbolizon nje lajmetar. Tek shamanet e Sibirise, kali perfaqeson gjithnje nje aspekt te shpirtit ose shpirtin vete.
„Ne enderr pashe gati 50 metra larg prej meje nje kale. Me vone po rrija ne nje lokal. Aty pashe qe kali futi koken ne dritare direkt para meje e po me shikonte. Aty kuptova se ai ishte nje lajmetar i nenvetedijes e se kjo donte te me njoftonte dicka. Mirepo aty per fat te keq me doli gjumi“
Luani: simbolizon force dhe fuqine shpirterore ose te karakterit.
Drita: Simbol i rrezatimimt/ndriqimit. Perfaqeson edhe shikimin astral.
„Ne enderr isha ne dhomen time te gjumit. Edhe pse nuk isha ne dritare, pashe qe nga jashte po ndriqonte nje diell i forte. Ne ate moment kur mu kujtua qe ky lloj simboli tregon nje gjendje te vecante, humba vetedijen lucide dhe me doli gjumi.(V)“
Ylberi: eshte nje simbol per teresine/gjithanshmerine e njeriut, per shkak se ai permbledh te gjitha ngjyrat. Pervec kesaj ai funksionon edhe si nje ure midis tokes dhe qiellit.
Kristalet: jane toke e ndricuar/e shndritur. Toka perfaqeson aspektin trupor. Kristalet shume here jane simbole per nje energji te koncentruar te aures se njeriut. Sipas ngjyres, kristali perfaqeson ne kete rast nje caker te vecante. (organet energjike te trupi eterik)
Zogjte/Shpendet
Jane nje simbol i shpirtëzimit.
Shqiponja: simbolizon forcen shiperterore.
I perqafuar prej nje shqiponje: “Ne enderr isha ulur ne nje stol ne park. Nje shqiponje e madhe kishte pershtetur koken e saj ne supin tim dhe me kembet me kishte perqafuar ne mes."
Zogj me pupla te shumengjyrshme: Nese jane te gjitha ngjyrat te pranishme (si tek ylberi) atehere kjo eshte nje shenje per teresine (plotesine) shpirterore.