Ushtrimet vizuale
Ushtrimet vizuale nuk duhet te ngaterrohen me skena e pamje, te cilat i vizualizojme qellimisht.
Me ane te ketyre ushtrimeve ne mund te arrijme te kemi endrra lucide dhe aftesine astrale, pra ato na ndihmojne te arijme nivelin e gjashte. Keto ushtrime jane ndihma me efektive per te arritur kete gjendje vetedije. Pervec kesaj, ato nuk kerkojne ndonje perpjekje te vecante, nuk marrin shume kohe dhe nuk kerkojne ndonje udhezues oder mesues. Cdokush qe ka interes mund ti provoje.
Efekti i tyre ndodh per shkak te ketyre dy faktoreve:
Vezhgim i vemendshem: Cdokush e ka provuar vete se si pa u munduar fare jemi komplet te perqendruar mbi dicka kur kjo na intereson ose na pelqen. Ne nuk i heqim dot syte prej atij objekti ose personi dhe nuk veme me re ate ca ndodh rreth nesh. Pra vetedija ne kete rast eshte e perqendruar dhe e koncentruar ne nje pike te vecante. Si rezultat ajo eshte intensive dhe efektive. Pra nje vezhgim i vemendshem eshte nje aftesi e cila perqendron vetedijen tone dhe e ben kete efektive.
Kjo aftesi perdoret gjate nje projeksioni astral. Ne kete rast ndodh shume here qe eshte duke na humbur vetedija. Per te mos lejuar kete, eshte e keshillueshme tja ngulesh syte nje objekti astral e ta shikosh me vemendje pa i levizur syte. Sie rezultat, vetedija fokusohet serish dhe ne nuk biem ne nje gjendje endrre por mund te vazhdojme te jemi ne trupin astral.
Nderprerja e mendimeve: te jesh ne gjendje te ndalosh mendimet, ndikon pozitivisht mbi procesin e se menduarit. Ne nuk humbasim me mendjen ne perfytyrime te kota te cilat kane si pasoje vetem endrra te patevedijshme.
Teknika vizuale gjithnje behet me syte mbyllur. Pra ne mundohemi te shohim nepermjet syve te mbyllur. Ka dy lloj metodash:
1. Ushtrimi me ane te ngjyrave: Ne fillim shohim ndonje ngjyre e cila si nje re e vogel ose si nje njolle leviz nga nje ane ne anen tjeter. Po te koncentrohemi mbi te, ajo fillon te marre nje forme ose strukture te vecante e prej saj formohet nje pamje vizuale me strukture.
2. Ushtrimi me ane te formave/strukturave: Ne fillim shohim vetem njolla me ngjyre gri pa ndonje forme te vecante. Edhe keto mund te formohen me ane te koncentracionit ne pamje vizuale tre-dimensionale.
1. Ushtrimi me ane te ngjyrave
Per kete teknike ka tre metoda:
-> Metoda e pikave: Po te mbyllesh syte e te shohesh nepermjet tyre, fillon te dallosh shume pika te vogla te cilat kane nje nuance te bardhe qe shpesh kalon edhe ne nje ngjyre gri te erret. Kjo lloj pamje vizuale eshte nje efekt anesor i organit vizual. Ne kete rast skena pas syve te mbyllur ka nje ngjyre griri te erret. Po ashtu shfaqet edhe ndonje cope mjegulle.
Po te perqendrohesh mbi keto pika gri e te mundohesh ti ngjyrosesh, ato fillojne te marrin ngjyre. Kjo ne fillim eshte e zbehte, mirepo sa me shume te ushtrosh, aq me shume gjallerohet ngjyra e tyre. Pervec kesaj pikat fillojne te zmadhohen. Shume shpejt ato behen te medhaja. Nese ato kishin ne fillim madhesine e nje koke gjilpere, ato behen te medhaja sa nje top tenisi para syve tane te mbyllur. Hapesira midis tyre nga ana tjeter mbetet e zeze si nata.
-> Koncentracion mbi ngjyrat: Nese perqendrohemi mbi nje ngjyre te vecante, atehere hapesira pas syve te mbyllur merr nuancen e kesaj ngjyre. Kjo teknike arrihet me se lehti me ngjyren blu.
Eshte shume e rendesishme te kuptohet qe ngjyra nuk perfytyrohet por vizualizohet! Ne mund te jemi ne gjendje ta shohim ngjyren me te vertete!
Pikat marrin ngjyre dhe zmadhohen
Sa me shume qe perqendrohemi, aq me teper gjallerohet ngjyra dhe behet intensive deri kur ajo fillon te shkelqeje ne nje nuance neoni.
Disa ngjyra jane me te lehta te vizualizohen se ato te tjerat. Disa ngjyra pernjeheresh eshte e veshtire te krijohen. Ne kete rast mund te formohen vetem ca njolla me ngjyre. Ne fillim keto jane te turbullta por me kohe edhe keto fillojne te behen intensive.
Keto lloj mozaikesh ngjyrash mund te vihen re vetem ne nje gjendje te forte medtitacioni ose transi.
Nje kombinacion i dy teknikave (vizualizacioni i formave dhe i ngjyrave) sjell nje rezultat edhe me te madh. Nese jemi ne gjendje te vizualizojme jo vetem forma por edhe ngjyra, atehere mund te krijojme nje pamje vizuale tre-dimensionale teper intensive. Ne psh. mund te krijojme me ane te ngjyres jeshile nje fushe me bar dhe me lule blu ose te bardha. Keto te fundit nuk ka nevoje te krijohen sepse shfaqen vete.
Nje shembull nga libri: "Rruga e ndritshme e Karolit", Kap. 3. "Ushtrimi i shqisave" nga A. Ballabene.
"Ne fund te ores u shpjeguan metodat e vizualizacionit. Karoli mesoi se ai nuk duhej te perfytyronte ndonje pamje, ngjyre apo forme te vecante, por te mundohej ti shikonte keto me sy mbyllur. Mirepo Karoli nuk e njihte kete teknike dhe per kete arsye ajo i dukej shume e habitshme dhe komplet ndryshe nga te gjithe ato ushtrime te cilat ja kishte mesuar Satibaba.
"Mbylli syte dhe shiko ne erresiren qe te rrethon" e udhezonte Satibaba Karolin. "Eshte sikur ndodhesh ne nje dhome te erret e sikur mundohesh te shikosh ne te. Gjithcka eshte pa drite e ti nuk mund te dallosh asgje. Mirepo po te vazhdosh te shikosh ne erresire, kjo fillon te hapet pak nga pak. Me se pari fillojne te shfaqen ca njolla me nje ngjyre me te hapur se ambienti rrethues. Ne kete pike fillojne ushtrimet vizuale"
Keshtu Karoli filloi te ushtronte. Atij nuk i lejohej te perfytyronte asgje. Kjo do te pengonte suksesin e ushtrimeve.
Ne ate kohe, ai akoma nuk e dinte qe zhvillimi i kesaj teknike ishte nje nga faktoret me te rendesishem per arritjen e aftesise se projeksionit astral e te gjendjes lucide. Satibaba akoma nuk ja kishte thene kete gje.
Keshtu Karoli filloi te ushtronte e shume shpejt ai arriti te mblidhte pervojat e veta personale: Kur ai perqendrohej sakte mbi zonen e erret para syve te mbyllur, kjo fillonte te mbushej me njolla te zbehta. Me pas prej ketyre formoheshin areale me nuanca te ndryshme. Ne kete pike, Karoli mund te zgjidhte nje prej dy teknikave: Ai ose vizualizonte ndonje forme te vecante ose nje ngjyre. Ai shpesh formonte nje formacion resh ose nje formacion kodrash.
Ngadale-ngadale ai ishte ne gjendje te adaptonte syte ne erresiren e zones para syve te tij te mbyllur. Sa me me kujdes qe ai vezhgonte, aq me teper zbehej erresira dhe formohej drite ne te. Konturat e kodrave beheshin me te celura, qielli behej me blu dhe pjeset e pasme te kodrave merrnin formen e ndonje mali alpin me bore.
Nje variacion tjeter i ketij vizualizacioni ishin pejsazhe plazhi me nje det blu e rere te bardhe. Karoli kishte sukses me ushtrimet dhe kjo e gezonte.
Faza tjeter e ushtrimeve ishte me e veshtire, por e domozdoshme si baze per forcimin e aftesise vizuale. Satibaba i dha per detyre te vizualizonte nje qiell me re dhe prej ketyre te nxirrte henen ose diellin ne pah.
Karoli ishte ne gjendje te shihte nje qiell me re. Mirepo vizualizimi i henes ose diellit ishte shume i veshtire. Kete ai e arrinte vetem kur ishte ne nje gjendje meditative teper intensive."
Pra cfare ne bejme me keto ushtrime eshte zhvillimi i aftesise te vizualizacionit. Sepse kjo rrit vetedijen tone ne endrra (endrrat jane pamje vizuale) si dhe mund te kemi projeksione astrale.
-> Vizualizacioni i pejsazheve natyrore dhe i objekteve
Ne kete rast mundohemi te vizualizojme nje ylber ose nje plazh. Ne fillim keto jane te zbehta por me kohe e me pervojen e fituar ato behen intensive e natyrore.
Vizualizacioni i drites eshte nje teknike jo vetem e veshtire por edhe e rrezikshme. Per kete arsye ajo nuk duhet te ushtrohet pa patur nje mesues.
Vizualizacioni i nje dielli te forte nuk eshte aspak i keshillueshem. Nje diell i mengjesit eshte ne rregull por ai i drekes eshte intensiv dhe ky intensitet mund te rritet papritur ne mes te vizualizacionit ne nje menyre te pakontrolluar. Mirepo ky ushtrim nuk ka ndonje pasoje sepse ne kete rast, frika na pengon te vizualizojme me teper dhe si pasoje e nderpresim ushtrimin instiktivisht.
Vizualizacioni i diellit me se miri ushtrohet ne zonen e gjoksit (midisi i ketij) e jo me ne zonen para syve te mbyllur)