Rritja dhe zhvillimi (evolucioni)
Termit te evolucionit mund ti percaktohen shume forma te ndryshme te zhvillimit, si psh. ajo e teknikes. Por per simboliken e endrrave jane vetem ato mundesi zhvillimi te rendesishme te cilat ndodhin tek vetja jone (si person). Këto mundesi zhvillimi janë te kategorizuara ne kater fusha te manifestimit te jetes:
-
Zhvillimi spiritual/fetar: kjo forme zhvillimi nuk ekziston ne epoken e materializmit. Kjo forme eshte rritja e nje force te brendshme, te ciles i jane dhene emra te ndryshme si: Kundalini, drita spirituale, forca e zotit, etj.
-
Zhvillimi i diturise shpirterore dmth. Spiritualiteti.
-
Zhvillimi i ndjenjave dhe emocionene nga instinktive - agresive ne etike - te miredashura. Kesaj forme i takon edhe zhvillimi social nga egoist ne i/e miredashur.
-
Zhvillimi i vitalitetit nga indiferent - flegmatik ne energjik.
Kategorizimi „lart / poshtë“ simbolizon procesin e zhvillimit te brendshem dmth. atij shpirteror. Ky zhvillim ndodh nga poshte – lart. Ai pershkon nenvetedijen, vetedijen dhe arrin tek mbivetedija.
Ky zhvillim ndodh ne kete menyre tek:
a) i gjithe njeriu, ose:
b) tek nje aspekt i vecante i tij (shprehje karakteri)
Po te hedhim nje veshtrim tek nje bime, ne mund te verejme te njejtin proces zhvillimi. Me se pari zhvillohen rrenjet, pastaj kercelli e me ne fund zhvillohet lulja ose fruti. Kopjon ketu nenvetedija jone nga natyra apo kemi te bejme ne kete rast me parime „kozmike“ ?