top of page

E kaluara & e ardhmja (majtas, djathtas)

 

Levizja nga majtas - djathas (vlen vetem per djathtarashet)

Edhe pse disa simbole duken abstrakte ata në të vërtetë janë të bazuar ne pervoja psiqike te rendesishme. Me poshte jane te shpjeguar disa prej këtyre simboleve abstrakte.
Shpjegimi i tyre  behet me qellimin qe ne te njohim se si psiqika dhe gjuha e saj jane gjithkund ne te perditshmen tone.

Nga majtas- djathas (me cilesite „siper/poshte“)

(Linjat diagonale)

/ = tendon nga siper
\ = tendon nga poshte

Linjat diagonale nga poshte-lart dhe lart-poshte jane simbole shume te vjetra te cilat gjinden te gdhendura apo te pikturuara prej njeriut te lashte ne shume shpella. Keto simbole rezultojne prej topografise si dhe prej levizjes anatomike te duarve. Njerezit te cilin perdorin doren e djathte per te shkruar, shkruajne nga e majta ne te djathte. Ne kete menyre e kaluara gjindet majtas kurse e ardhmja djathtas. Nese perfshihet dhe ana vertikale, atehere nga levizja rezulton nje rruge e cila shkon lart ose poshte.

Levizjes nga lart i jipet nje aspekt pozitiv i cili eshte i deshirueshem. Kurse levizjes nga poshte i jipet nje aspekt ose cilesi negative. Kjo ndjenje eshte e rrenjosur thelle ne nenvetedijen tone. Ajo perceptohet dhe vleresohet pa dijenine tone. Per kete arsye keto dy linja jane te predisponuara per tu perdorur ne reklama sugjestive si mesazhe te fshehura.

Kryqi i Shen Andreas

Kryqi (i ashtuquajtur) i Shen Andreasit perbehet nga dy linja diagonale te cilat kryqezohen ne mes te tyre.
Ky simbol gjindet ne gdhendjet me te lashta te njerezimit.
Figura e mesiperme tregon nje kryq shtrigash i cili simbolizon lindjen dhe vdekjen e njeriut.

Ne kete lloj kryqi ndodhen dy linjat, te cilat ne kete rast simbolizojne lindjen dhe vdekjen, fillimin dhe perfundimin, fitimin dhe humbjen, rinine dhe pleqerine, etj.

 

              “Gjysme rrethi„

Simboli i gjysmerrethit nuk shfaqen vetem neper endrra por dhe ne jeten e perditshme, ne gjestet tona ose neper objekte te ndryshme.

Ai perfaqeson nje simbol i cili permban dicka. Ashtu si psh tasi mban ujin, te cilin e derdhim ne te.
Ne gjestiken tone simboli i gjysmerrethit ose tasit shfaqet tek hapja e kraheve si ne figuren majtas. Ky gjest/simbol eshte shume i perdorur neper reklamat e politikaneve te cilet e prezantojne veten si nje person i cili eshte ne gjendje te mbaje shume e qe ka shume kapacitet. Po ashtu politikanet e prezantojne veten ne nje poze me krahe te hapur te gatshem per te perqafuar nje femije ose nje zgjedhes. Ky simbol ka pra nje ndikim pozitiv.

“Perkulja"

Ashtu si nje tas qe kur permbyset derdh permbajtjen e tij poshte, po ashtu na duket nje njeri i cili eshte perkulur nga poshte si dicka e pajete ose e paforce. Cdo gje qe nuk ka me energji perkulet. Bimet vyshken, njeriu perkul koken kur eshte i merzitur ose perkulet nga poshte kur eshte i rraskapitur. Shikimi ne kete rast i drejtohet tokes. Per kete arsye kosa qe mban engjulli i vdekjes e ka majen te kthyer nga poshte. Kosa e vdekjes simbolizon shterjen e forces dhe fundin e jetes.

bottom of page