top of page

Simbolika e ngjyrave

Ngjyrat u percaktohen zonave te ndryshme te psiqikes. Sigurisht qe ngjyrat jane te shumellojshme ne nuancat dhe domethenien e tyre. Por, per nje hyrje paraprake na ndihmon nje kategorizim i thjeshte dhe i pergjithshem i tyre, si ne tabelen e meposhtme:

Ngjyra e gjelbert
Ngjyra e gjelbert perdoret ne shume reklama. Kjo ndodh per arsye se njeriu me ngjyren e gjelbert lidh automatikisht natyren. Efekti vital dhe qetesues i natyres (ngjyra e gjelbert) transferohet tek objekti i plakates apo reklames. Eshte e vertetuar qe ngjyra e gjelbert ka nje efekt qetesues mbi njeriun, prandaj ajo keshillohet te perdoret si ngjyre per dhomen e gjumit. Te njejtin efekt qetesues kane lulet ne shtepi.

Ne lidhje me artikujt ushqimor ngjyra e gjelbert perdoret si element gjuhesor per te treguar qe artikulli ushqimor i cili mban nje simbol te gjelbert ka nje kualitet te larte ose eshte biologjik.

Ngjyra portokalli: Kjo ngjyre perfaqeson vitalitet dhe ngrohtesi. Portokallia e hapur perfaqeson driten e diellit. Nje ambient, ne te cilen mbizoteron ngjyra portokalli, na duket vital dhe i kendshem.

E kuqja: Efekti i ngjyres se kuqe varijon sipas intensitetit te saj. Ajo mund te jete e gjallerueshme por edhe eksituese. E kuqja perfaqeson energjine por edhe ndjeshmerine sensuale – erotike.

Ajo gjithashtu perdoret me kuptimin „Kujdes!“ sic eshte dhe rasti me shenjat rrugore.

Ambient ne ngjyre te kuqe me efekt te gjallerueshem

bottom of page