Nivelet e endrrave
Lloji i perceptimit ne enderr ka te beje direkt me kthjellesine e vetedijes ne te. Sa me te vetedijshem jemi ne enderr, aq me e qarte dhe intensive eshte ajo ne pamje dhe kualitet. Si pasoje edhe reagimi yne karshi tyre eshte me emocional. Shume here, mesazhet e endrrave kane nje intensitet aq te forte saqe ato na trondisin shpirterisht. Kurse nganjehere sna bejne pershtypje fare.
Mirepo vetedija ne enderr varijon sipas gjendjes sone psiqike/shpirterore dhe sipas kohes (nate/dite, mengjes/dreke/darke, etj) Endrrat e oreve te para te gjumit nuk mbahen mend sepse ne akoma jemi te lodhur e nuk jemi ne gjendje te jemi te vetedijshem ne enderr. Pra edhe fazat e gjumit jane faktore ndikues. Kurse ne mengjes, kur jemi te ngopur me gjume, trupi yne eshte i clodhur e per kete arsye edhe fazat e gjumit jane me te lehta. Si rezultat, endrrat jane me intensive dhe ne jemi ne gjendje te arrijme vetedije ditore ne to.
Ne vazhdim do te behet nje krahasim midis endrrave te zakonshme dhe atyre me vetedije te larte ose lucide.
Kurse ne vijim do te shpjegohen nivelet me te rendesishme te enderrave ne baze te kthjellesise mendore ne to.
Niveli Nr. 1
(pa endrrra)
Ne kete nivel, endrrat nuk jane te plota por vetem fragmente te copetuara. Ato si permbajtje kane ndodhite e dites, deshirat dhe ankthet tona. Ne kete nivel, njeriu reagon instiktiv dhe me ane te reflekseve.
Endrrat e ketij niveli nuk mund te kujtohen. Me se shumti mund te mbahet mend pjesa e fundit e tyre. Po ti pyesesh keta persona, te cilet kane nje nivel te tille endrrash, atehere ata do te thone qe endrrat e tyre jane gjithnje pa ngjyra e pa domethenie.
Tipike per kete nivel eshte fakti qe njeriu nuk mund ti mbaje mend endrrat sado qe ai mundohet. Disa njerez te tjere madje jane te bindur qe nuk kane endrra fare. Mirepo kjo nuk eshte e vertete. Edhe shkenca e mjekesia e kane vertetuar qe cdo njeri enderron.
Mirepo si shjegohet fakti qe shume njerez nuk mbajne mend endrrat e tyre?
-
Rraskapitja
Kur njeriu eshte i lodhur fizikisht ose i rraskapitur, atehere fazat e gjumit jane te crregulluara. Gjumi eshte i thelle e kjo faze gjumi eshte pa endrra. Kur kjo faze mbaron, fillon nje faze tjeter e cila eshte e lehte e ne te cilen kemi endrra. Mirepo kur personi qe po fle eshte i rraskapitur, kjo faze eshte me e shkurter se normalisht dhe nderron shpejt perseri ne fazen e gjumit te thelle.
Po ashtu trurit i duhen te pakten 5 minuta per te transferuar nje enderr nga kujtesa e shkurter ne ate te gjate. Ky transmetim ndodh ne fazen e zgjimit. Pra kjo faze duhet te jete te pakten 5 minuta e gjate e ne keto 5 minuta personi duhet te mundohet te kujtoje enderrat e nates. Ne rast se ai nderrron pozicionin e fjetjes, atehere ndodh shume here qe endrrat harrohen fare. Cdokush prej nesh e njeh kete moment kur ai zgjohet nga nje gjume i thelle pasi kishim qene shume te lodhur. Sado qe kemi fjetur, ne akoma jemi te trullosur e ndihemi te lodhur. Eshte e veshtire ne keto momente te mos nderrosh pozicionin e gjumit e te mundohesh te kujtosh cka ke enderruar naten. Mirepo kjo eshte nje gje e vullnetit dhe interesit. Pra eshte e mundshme.
-
Desinteresi
Nje person te cilit nuk i intereson te dije se cka enderruar e qe beson se endrrat nuk jane te rendesishme, nuk do te jete ne gjendje ti kujtoje ato. Truri yne eshte i konceptuar ne menyre te tille qe ne mbajme ne mendje vetem ate cka neve na intereson. Detajet e tjera, ne kere rast endrrat, injorohen dhe harrohen.
Po ashtu keta njerez kur bien te flene, duan vetem te stakojne trurin e te flene. Si rezultat, enderrat jane pa ngjyra, te zbehta dhe pa domethenie te vecante. Kush nuk ka interes ne nje komunikacion me nenvetedijen e vet, nuk perfiton nga mesazhet e kesaj dhe kjo as nuk mundohet me te komunikoje.
-
Bllokimi
Ka raste kur njeriu, per shkak se ai ka frike se endrrat e tij jane me permbajtje negative, e bllokon kujtimin e tyre. Ai nuk do tja dije per to dhe i bllokon pa vetedije.
-
Frika
Makthe dhe enderra te frikshme te cilat perseriten, sidomos ne femijeri dhe moshen e adoleshences, mund te kene si pasoje nje frike para gjumit dhe endrrave. Pra njeriu ka frike prej tyre e per kete arsye as qe nuk don ti mbaje mend ato.
Niveli Nr. 2
(Endrrat jane kaotike, pa ngjyra ose ne ngjyre gri)
Ne kete nivel, endrrat jane me ngjyra, te gjallerueshme dhe interesante. Ne to ne jemi ne gjendje te plotesojme ato deshira, te cilat nuk i plotesojme dot ne jeten e perditshme. (seks, te fluturosh, te kesh nje aventure te vecante, etj) Ne kete menyre arrihet te menjanohen tensione te brendshme te cilat krijohen si pasoje e mos-realizimit te ketyre nevojave ose deshirave ne jete.
Mirepo per te krijuar keto lloj endrrash kaq intensive dhe emocionale, na duhet te jemi sadopak te afte te fantazojme. Kjo aftesi nga ana tjeter eshte e mundshme vetem kur jemi te vetedijshem, pra ne kohen kur jemi zgjuar.
Ngaqe keto endrra jane interesante dhe aq intensive, neve automatikisht na shtohet interesi ne to e kur njeriu eshte i interesuar per dicka, atehere vetedija eshte e rritur dhe e fiskuar ne ate cka na intereson. Si rezultat permiresohet kualiteti e niveli i endrrave. Analiza e tyre nga ana tjeter na ndihmon te perqendrohemi mbi kete proces. Pra efekti ne kete rast eshte nga te dyja anet.
Niveli Nr. 3
(Gjuha simbolike e psiqikes dominon)
Niveli Nr. 4
(Shfaqja e aftesive magjike)
Ne kete nivel shfaqen aftesi magjike, pra ne kryejme veprime te cilat ne jeten tone te perditshme nuk jane te mundshme (fluturojme, mund te vrapojme me nje shpejtesi te mahnitshme, ngreme pesha te medhaja, etj)
Ne kete nivel po ashtu shfaqen elemente magjike te cilat ne i njohim nepermjet perrallave dhe legjendave. Si rezultat, endrra eshte nje aventure fantastike dhe ne e mbajme mend shume mire pasi zgjohemi.
Shume here ne enderr na eshte e ditur qe kemi nje aftesi magjike. Te jesh duke fluturuar e te jesh i vetedijshem ne lidhje me kete, eshte nje ndjenje euforike dhe te ngazellen shume. Sepse gjithcka duket teper reale.
Keto aftesi magjike shfaqen vetvetiu dhe ne ate cast kur duam ti ndihmojme vetvetes oder dikujt tjeter. Por prapeseprape, sjellja jone edhe ne kete nivel kontrollohet dhe drejtohet prej nevetedijes.
Nje shembull: Ne enderr na shfaqet nje gjarper i madh i cili na ndjek. Ne ngrihemi ne ajer dhe fluturojme larg. Kete e bejme pa u menduar, pra pa vetedije. Reagimin e kontrollon pra nenvetedija.
Niveli Nr. 5
(Endrrat jane pothuajse lucide)
Ne nivelin e mesiperm, endrrat mund te jene fantastike, absurde dhe si perralla. Ky lloj niveli zhduket menjehere sapo njeriu arrin nivelin e peste. Ne kete faze, skenari ne enderr duket si ne jeten e perditshme. Ambienti eshte si ne realitet. Nuk ka me aftesi magjike dhe ne sillemi si zakonisht.
Si shpjegohet kjo?
Ne kete nivel, vetedija jone transmetohet nga skenari i endrres (psiqika jone e truri yne) ne trupin astral dhe ky gjindet ne ndonje zone astrale afer botes tone. Per kete shkak, ambienti dhe endrra duken reale. Sepse bota astrale afer botes sone eshte me kete te fundit shume e ngjashme.
Vetedija ne kete rast varion. Ajo mund te jete e kthjellte pjeserisht ose vetem pak. Gjithsesi, ne jemi ne gjendje te mbajme mend ate cka ndodh ne keto „endrra“
Niveli Nr. 6
Endrrat lucide/projeksionet astrale)
Projeksionet astrale: Ne kete nivel ne jemi plotesisht te vetedijshem. Mund te behemi te vetedijshem (lucid) ne mes te nje endrre e te caktojme ate cka ndodh me tutje.
Po ashtu mund te kalojme vetvedijen ne trupin astral dhe te vizitojme vend te tjera astrale. Ne dime se cka bejme, ku jemi e cfare flasim e si reagojme. Po ashtu ne e dime se trupi yne fizik gjindet ne krevat duke fjetur ndersa neve jemi ne trupin astral duke u shetitur ne nje bote tjeter.
Ne kete nivel dime edhe qe nuk mund te na kercenoje asnje rrezik. Ne nivelet e meparshme mund te kemi frike nga dicka dhe te zgjohemi nga frika. Ose e shmangim rrezikun duke perdorur nje aftesi „magjike“ Mirepo ne kete nivel, ne dime qe smund te na ndodhe asgje. Sepse vetevedija e njeriut eshte e pavdekshme dhe nuk mund as te plagoset e as te vritet. Po ashtu, trupi astral eshte i perbere prej energjise dhe nuk mund te plagoset. Gjithcka mund te ndodhe eshte qe ne mund te ndodhemi ndonjehere ne nje situate te rrezikshme. Por ne ate moment, ndodh automatikisht qe kthehemi ne trupin tone fizik. Trupi astral eshte si nje re energjije e cila leviz me nje shpejtesi te paimagjinuneshme e keshtu ajo kthehet brenda nje sekondi ne trupin fizik se bashku me vetedijen tone.
Ne kete nivel nenvetedija nuk ka me kontroll mbi sjelljen tone. Pra ne jemi te pergjegjshem per sjelljen tone e te pavarur. Mund te shkojme ku te duam, te flasim me ke te duam si dhe te eksperimentojme sipas qejfit. Po ashtu ne kete nivel eshte e mundshme te ulesh, te mbyllesh syte e te meditosh. Pra, eshte pikerisht ky nivel, te cilin asketet e lashte budiste jane perpjekur te arrijne me ane te ushtrimeve.
Fitimi prej ketij niveli endrrash nese vendosim ta perdorim per te ushtruar aftesine tona, eshte shume i madh dhe i vlefshem. Nje person me nje aftesi te tille, ben „pushime“ ku te doje, shkon ne vendet me te bukura dhe takon shume persona te tjere ne boten astrale. Ai meson dhe kupton se bota jone e trupi fizik nuk jane gjithcka dhe se vdekja nuk eshte aspak fundi i jetes. Nje njeri i tille e humbet cdo frike, edhe ate para vdekjes si dhe zhvillohet shume shpirterisht. Sepse ai e din se cfare ka me te vertete vlere ne jete e cfare eshte thjesht nje iluzion dhe pa te ardhme. Si pasoje arrihet nje vetedije shpirterore-transcendentale dhe jeta ka nje kuptim te thelle.
Gjendja lucide: Kjo ndodh ne mendje dhe prandaj ndryshon nga ajo astrale. Endrrat lucide jane si nje film ne te cilin jemi vete aktori kryesor. Po ashtu, ne mund te nderpresim ndodhine e skenarin kur te duam e sipas deshires.
Kriteret e tjera te kesaj gjendjeje jane te njejta me ato te gjendjes astrale. Per kete arsye eshte nganjehere e veshtire te dallon se cfare eshte nje enderr lucide e cfare nje ndodhi astrale.