top of page
Rruga si simbol pragu

Ne rubriken e meparshme kemi shpjeguar se rruga ne enderr simbolizon nje situate reale ne te cilen „ecen“ jeta jone.
Cdo simbol i rruges, i cili ne enderr theksohet me teper se te tjeret, tregon jo vetem nje shans per te zgjidhur nje problem ne jete, por ai edhe eshte i lidhur dhe me nje qellim te vecante.

Rruga ne enderr pervec kesaj mund te shfaqet si nje simbol pragu (nje kalim nga nje gjendje vetedije ne nje tjeter)    

Per sa i perket gjendjes se rruges, kjo mund te shpjegohet lehte. Ne edhe ne gjuhen tone te perditshme perdorim shume here krahasime te cilat kane te bejne te si simbol, si psh. „ai eshte ne rruge te zotit“ „t’u befte rruga drite“ „Rruge te mbare“ „je ne rruge te gabuar“ etj, etj.


Pra per nje shpjegim te sakte se rruges si simbol endrre jane disa faktore te saj te rendesishem: Drejtimi, gjendja, pamja, a eshte e qarte apo e mjegulluar ose e erresuar, etj.


Pengesa ne rruge simbolizojne pengesa ne jete, probleme trupore, semundje, etj.

Karakteristikat e rruges. (nje perseritje)

Rruge ne ajer ose ne uje: e kete rast rendesine me te madhe e ka elementi ne te cilin kalon ajo: Ajri= zona e logjikes dhe e mendimeve. Ketu ndjenjat nuk merren parasysh. Pra eshte nje rruge e zgjedhur qellimisht.
Uji= zona e ndjenjave dhe emocioneve. Nje rruge qe kalon nepermjet ujit ndikon ne gjendjen tone emocionale.

Rruge ne toke: Menyra jone e zakonshme e levizjes. Per kete arsye, tokes si element nuk i vihet ndonje domethenie e vecante.

Rruge me kthesa: Njeriu nuk ka nje mendje te qarte ose plane te qarta.

Rruge e ngushte: Nje menyre e jashtezakonshme ose e panjohur per te perballuar ose zgjidhur nje problem ose plan ne jete.

Rruge e gjere: Nje menyre/rruge e njohur dhe e zgjedhur me vetedije te plote.

Rruge qe te con nga siper: Ka dy domethenie:

a.    Nje rruge e veshtire.
b.    Simbol per rritjen/zhvillimin

Rruge nga poshte/tatepjete: Zbritje ne zona te fshehura e te thella te vetedijes.

Rruge qe shkon poshte e lart: po ashtu eshte situata ne jete.

Rruge qe perfundon e nuk te con askund:

a.    te lodhesh per te arritur dicka pa sukses
b.    te arrish nje kufi e te mos mund te ecesh me perpara.
c.    te jesh ngaterruar e te kesh zgjedhur nje rruge te gabuar.

Rruge e bllokuar anash (me mure, gardh, shkurre, etj.): Rruge pa mundesi te nje menyre tjeter e pa mundesi te shikimit te mjedisit, pra dallimit te fakteve ose rrethanave. Por njeriu nuk mund ta lere ate rruge (menyre) Ai eshte i detyruar te vazhdoje te ece ne te.

Rruge qe te con ne nje humnere: Ky lloj simboli e perforcon ate te sipermin, (rruge e bllokuar e pa mundesi nderrimi)

Pjese te rruges jane te pembytyra: Njeriu nuk ecen dot perpara ne jete ose nuk mund te perballoje nje situate per shkak te emocioneve te medhaja. Ai nuk eshte i qete shpirterisht.

Hapet dheu ne toke ne mes te rruges/rruga shkaterrohet para syve tane, hapet humnere ne rruge: Fuqite e nenvetedijes na mposhtin e prandaj nuk jemi ne gjendje te ecim ne jete ose te perballojme nje situate sic duam.

Rruge e mbushur me ferra, shkurre: Rrezik te humbesh qellimin qe i ke vene vetes.

Rruge ne brendesi te tokes/tunel: Nje rruge e cila te con ne nenvetedijen dhe fuqite e saj.

Degezim i rruges:  
a) Udhëkryq ne lidhje me dëshira ose qellime te cilat jane ne kundershtim me njera-tjetren.
b) Personi i cili ka kete simbol endrre duhet te marre nje vendim ne lidhje me nje problem  
c) Kthese e papritur ne jete
 
Ana e majte e rruges ne enderr simbolizon ndjenjat, ana e djathte logjiken. Varet pra se ne cmenyre njeriu do te perballoje te ardhmen tij, dmth, a do t’u jape ne te ardhmen prioritet ndjenjave, a do te degjoje zemren apo do ti jape prioritet logjikes. Kjo lloj endrre ne te cilen njeriu vendos te marre anen e majte ose te djathte te rruges tregon perspektiven e se ardhmes se tij.

Kryqezimi: Ka te njejten domethenie si degezimi. Pervec kesaj kryqezimi do te thote qe njeriu ka mundesi te vazhdoje te ece ne te njejten menyre si deri me sot.

Ura: simbolizon nje prag/kufi nga nje zone ne nje zone tjeter. (per me teper shiko „simbolet e pragut“)

Ure guri: Rruge e sigurte dhe realiste (theksim i elementit te tokes)

Ure e mbajtur me litare: (Theksim i elementit se ajrit) Rruge e rrezikshme, sepse nuk ka pikeputhje me realitetin (token)

Cilen rruge do te zgjidhje ne kete rast?

Mocal/Kenete: Perparimi ne jete rrezikohet nga forca ose veti te pavetedijshme qe kemi. Keto shfaqen papritur ne nje moment kur gjithcka duket qe po ece mire dhe shkaterrojne ate qe kemi arritur. Kjo ndodh psh, kur dikush ne nje moment inati ose zemerimi, pra ne nje moment afekti kur ai nuk e ka veten ne dore, ben ose thote dicka me cilen ai shkaterron ate qe ai kishte arritur deri atehere ose ai prish nje miqesi, ofendon nje person e ky nuk ja fal, ose kur ai ben dicka e cila ka pasoja te renda per te.

Po ashtu mocali simbolizon nje konflikt midis deshirave trupore/seksuale dhe ndergjegjjes. Ne kete rast deshirat jane me te forta se ndergjegja.

Lumi: Ne ndryshim me rrugen, lumi simbolizon forca te cilat na cojne perpara ne jete (po ashtu si kur bie ne lume e te merr uji me vete)
Lumi per kete arsye simbolizon nje rruge jete e cila ka te beje shume me ndjenjat dhe emocionet (uji=ndjenja dhe emocione)
Menyra e rrjedhjes se ujit tregon nje transformim te vazhdueshem si dhe rrjedhjen e kohes. Burimi i ujit simbolizon piken/gjendjen fillestare, kurse deti dhe oqeani fundin e zhvillimit, fundin e jetes, mbarimin e nje situate, etj.

Kundra rrjedhjes/ne drejtim te burimit te lumit: te shkosh prapa ne kohe, te rekapitulosh te kaluaren ose nje aspekt te rendesishem se saj.

Te shohesh ne enderr perfundimin e lumit ne det, ose te jesh duke lundruar ose notuar ne te: Fundi i jetes, mbarimi i nje faze ne jete, etj.

Lume me pengesa ose me gure: Pengesa dhe veshtiresi.

Cilen rruge do te zgjidhje ketu?

Ate ne drejtim te majes se malit apo ate ne drejtim te humneres?

bottom of page