4 Pikat kardinale (fronti, prapa, djathas, majtas)
Veprimi dhe perceptimi i horizontales
Bazuar në perceptimin tonë vizual (thelbësor për imazhet e ëndrrave) si dhe te gjymtyrëve tona (si organe te veprimeve) rezultojne katër drejtime të ndryshme perceptimi/ veprimi me cilësi të ndryshme:
Fronti: Zona e te shikuarit dhe per kete arsye dhe e dijes dhe fushës se aktivitetit tone (Ecja perpara dhe aktivitete, per kryerjen e te cileve ne kemi nevoje te shohim). Kjo zone i perket kohes se dites.
Prapa/pas nesh: kjo eshte zona te cilen as nuk mund ta shohim per pa kthyer koken e ne te cilen as nuk mund te veprojme. Ajo cka ndodh pas shpine eshte e paqarte. Ne jemi ne kete drejtim te pambrojtur, dhe per kete arsye kjo zone permban nje komponent kërcënues. Kjo zone i perket nates.
Djathtas: Anet jane zona te ndermjetshme. Meqe shumica e njerezve jane djathtarashe, ana e djathte i percaktohet aktivitetit dhe dhenies. Per sa i perket aspektit kohor, kjo ane i percaktohet muzgut, dmth. perendimit te diellit.
Majtas: Kjo ane ka te beje me ndjenjat dhe i percaktohet perceptimit tone sensual dhe shpirteror si dhe marrjes. Ketu pozicionohet psh. dhe parandjenja si nje perceptim shpirteror dhe si nje ndjenje e papercaktuar dhe e pashpjegueshme.
Permbledhje e kater drejtimeve te veprimit dhe perceptimit