top of page

Simbole te drites dhe te erresires 

Një nga përshtypjet e para në jetë jane përjetimi i erresires dhe drites. Keto jane te lidhura me ritmin e dites dhe nates. Sa me shume qe femija orientohet ne baze te asaj qe ai sheh me syte e tij, aq me shume fiton kuptim kategorizimi „e erret/e ndritshme“.
Kur eshte drite, eshte e lehte te orientohesh dhe te gjesh rrugen (=e mire). Ne erresire nuk mund te shohesh dhe ajo eshte e papercaktuar (=e keqe/djallezore) 

Elementet „toka, uji, zjarri, ajri kategorizohen shume lehte ne simboliken „e errët /e ndritshme“ ose „poshte/lart“. Kjo ndodh per shkak te karakteristikave të tyre. Keto do te diskutohen me te detajuara ne nje kapitull te vecante. Por për nje kuptim baze te tyre ato jane te permbledhura ne tabelen e meposhtme:

Nje shembull: Nje ngjyre e vetme brenda nje kombinacioni bardh e zi ka nje kuptim te njellojte si simbolika „e erret/e ndritshme"

Ne foton e mesiperme, tymi i cigares eshte elementi i cili duhet te theksohet. Prandaj ai eshte i vetmi detaj ne foto i cili del ne pah fale ngjyres se tij.

Ky fakt perdoret gjithnje ne reklama. Produkti i cili reklamohet nxirret ne pah ne menyre qe i te bjere menjehere ne sy e te jete i vetmi element ose objekt i cili terheq vermendjen tone. Ai gjindet gjithnje ose ne pjesen e siperme te reklames ose ne midis, eshte shume i madh ne krahasim me elementet e tjere ose teper i theksuar. Elementet e tjere mbahen me qellim ne erresire, nuk shfaqen qarte ose jane bardhe e zi. Ne kete menyre truri yne ve re vetem objektin i cili reklamohet. E pra ky eshte edhe qellimi i reklames: manipulacioni i qellishem i psiqikes sone.

Prandaj, ajo e cila mund te njihet dhe e cila eshte e veteditshme, eshte e lidhur jo vetem me mundesine e te shikuarit por edhe me driten. Erresira lidhet me aspektet e kunderta te drites. Ajo qe ne nuk e shohim dot dhe qe reagon fshehtasi eshte nje rrezik potencial.

 

Gjuha jone, e cila eshte shprehja e ndjenjave tona, permban shume elemente te cilat bazohen mbi kategorizimin „e erret/e ndritshme“: „ndricoje kete gje“, „vepra te erreta“, „atij po i ndrit fytyra“ etj. Aspekti emocional eshte teper i qarte ne keto fraza dhe nuk ka nevoje te shpjegohet me teper.

bottom of page