top of page

Sipas pervojes

"me pelqen/me ben mire = e mire/e kendshme"

"nuk me pelqen/me dhemb = e keqe/mizore" 


femija ndan boten ne te cilin ai jeton ne dy kategori:


Lakmimin e se Mires dhe Menjanimin e se Keqes


Vetem me vone arrihet nje diferencim i metejshem.

E Mira
Siguri dhe Mireqenie

Procesi i mësimit fillon tek foshnja kur ajo pershtypjet e saj shqisore i lidh me nje emocion. Edhe në moshën e rritur nuk ka një të mësuar thjesht intelektual, sado qe ne e besojme kete te fundit. Gjithcka qe ne mesojme, cdo pershtypje e jone eshte e lidhur me nje emocion, perndryshe nuk do te mund ta mbanim mend ate cfare perjetojme. Sa me shume emocione jane te lidhura me nje pershtypje, aq me e gjalle dhe e thelle mbetet ajo ne kujtesen tone.


Procesi i mesimit zhvillohet sipas nje skeme te thjeshte. Eshte nje model i rendomte i cili eshte ruajtur qe prej miliona vitesh ne sjelljen e kafsheve. Ky model perbehet nga nje kategorizim i botes ne „e mire“ dhe „e keqe“. Me vone, ky kategorizim diferencohet dhe kombinohet me thelle e ne menyra te shumellojshme. Procesi fillon tek foshnja me nje skale nga „e kendshme“ deri tek „e pakendshme“. Emocionet te cilat foshnja ja ka ngjitur nje pershtypjeje shqisore sherbejne per te me vone si nje etikete per ate pershtypje. Ne kete menyre pervojat e jetes jane te lidhura me kualitete si psh. me kualitetet „ e mire“ dhe „e keqe“  


Me rritjen e pervojes keto lidhje behen me komplekse dhe te shkallezuara. Kontrastet behen me te dobeta, ka nje „shume e mire“ e bashkuar me nje „pak e keqe“ etj. Pavaresisht nga kjo, modeli baze „e mire-e keqe“ ekziston gjithmone. Perfundimisht mund te thuhet se: Simbolet jane marka psikologjike te pervojave tona jetesore.


Kështu, gjuha simbolike e nenvetedijes tone nuk mbështetet në ndonje burim kolektiv e misterioz të njerëzimit, por në struktura te thjeshta te cilat qe prej lindjes ekzistojne e funksionojne ne cdo njeri. Per kete arsye ajo jane dhe kolektive.


Në kontrast me komunikimin tonë semantik që është linear-kausal, simbolika e nenvetedijes tone eshtë holistike, sipas hapësirës ​​tre-dimensionale në të cilin njeriu orientohet dhe nga e cila rrjedh edhe skema jone psiqike e vleresimit. Pervojat e para themelore ne baze te se cilave njeriu ndan mjedisin e vet ne te kendshme e te pakendshme, të mire dhe të lige, ruhen si nje strukture holistike simbolesh deri ne detajin me te fundit, njelloj si nje strukture kristali, e cila eshte e njejte tek kristalet e medhenj e te vegjel pa asnje dallim. Keshtu, gjuha e brendshme e simboleve nuk eshte ndonje transformim misterioz i objekteve se botes sone, por ajo eshte nje etikete vleresimi e cila i ngjitet cdo objekti dhe ngjarje.


Treguesi per vleresimit ne "e mirë" apo "e keqe" është emocioni. Janë objektet dhe ngjarjet pa emocione, atehere ato zakonisht jane thjesht aksesuare te ambientit.

Demoniteti/djallezimi ne enderr


Aspektet psikologjike si prirje dhe deshira te cilat nuk jane ne aprovim me bindjet morale, sociale apo fetare dhe për këtë arsye janë të ndrydhura ne vetvete, shfaqen ne agresionin me te cilin njeriu reagon ndaj tyre. Keto aspekte te ndrydhura shfaqen ne enderr ne nje natyre demonologjike ose egersire duket shkaktuar frike dhe ankth tek personi i cili enderron.

C'fare mund te bejme?

Arratisja nuk ndihmon ne kete rast. Ajo qe ndihmon eshte toleranca, dashuria, mirekuptimi dhe ne fund te fundit pranimi i kesaj pjese te natyres se vetvetes.

Polariteti Miresia - E keqja 

Sa me pak diferencon njeriu, aq me i pazhvilluar eshte ai. (jeton ne baze te nje diferencimi feminor, mbetet infantil)

bottom of page