top of page

Simbole te rruges se vete-realizimit

Ne kete rubrike do te prezantohet nje kategori tjeter endrrash. Keto permbajne elemente me ane te cilave shfaqet niveli i zhvillimit dhe vete-realizimit tone mendor e shpirteror. 

Kjo kategori eshte shume me e larte dhe me e rendesishme se ajo e simboleve te rendomta, te cilat i shpjeguam ne rubriken e meparshme.

Keto lloj endrrash shfaqen vetem ne ate faze, kur ne ne jete sapo kemi arritur te integrojme nje dituri te re e te vlefshme per veten tone.

Sa me shume meson njeriu, aq me shume ka mundesi te permiresoje karakterin e tij e te zhvillohet shpirterisht. Nenvetedija edhe ne kete rast, na ndihmon duke na informuar se ne cfare faze gjendemi ose ne cfare drejtimi po navigojme ne jeten tone. Keto endrra jane pra nje ndihme shume e vlefshme dhe prandaj ja vlen te mesojme me shume ne lidhje me to.

bottom of page