top of page
Kafshet ne endrra

Shume kafshe kane nje veti te vecante per te cilen ato jane te njohura. Kjo shfaqet shume here ne gjuhen tone kur neve e quajme dike "dinak si dhelper", "zemerluan" ose "i felliqur si derr"

Per arsye se kafshet nuk kane nje vetedije si njeriu, ato ne enderr simbolizojne gjithnje nje veti karakteri ose nje aftesi animale e cila kontrollohet nga nenvetedija. Po ashtu ka nje dallim shume te madh midis kafsheve te egra dhe atyre shtepiake. Nje kafshe shtepiake simbolizon ne enderr nje aftesi e cila eshte domesticuar nga vetedija. Dmth. ne kete aftesi e kemi nen kontroll.
Kafshet e egra simbolizojne perhere nje force aktive, e cila nuk na eshte e vetedijshme.

Mirepo shpjegimi i sakte jipet edhe ne baze te simboleve te tjera.

Ne vazhdim do te shpjegohen disa kritere, te cilat duhet te merren parasysh per kuptimin e shfaqjeve te kafsheve si aspekte simbolik ne endrra.

Vitaliteti

Sic thame pak me siper, kafshet ne enderr perfaqesojne nje force vitale, por nganjehere edhe forcen seksuale.
 

  • Shohim ne enderr nje kafshe e cila duket ne gjendje te rraskapitur, kjo eshte nje paralajmerim per ne. Kjo shenje do te thote qe duhet te kujdesemi per shendetin tone.

  • Grada e zhvillimit evolucionar: sa me larte te jete kafsha ne skalen e evolucionit, aq me e vetedijshme eshte aftesia ose forca qe ajo simbolizon ne enderr. Nje majmun ose delfin simbolizon nje aftesi shpirterire e cila eshte shume me e vetedijshme dhe aktive se nje aftesi e cila simbolizohet nga nje mi ose kermill.

  • Ngjyra e lekures ose e gezofit, leshit ose qimeve: kjo tregon se ciles zone i perket aftesia qe simbolizohet prej kafshes. Psh: nje kafshe me gezof ose lekure te bardhe simbolizon nje aftesi e cila eshte e vetedijshme. Eshte kafsha e zeze, behet fjale per nje force te pavetedijshme ose per nje veti te cilen ne e mbajme me qellim te fshehur ose sduam ta veme re. Kafsha me ngyjre te kuqe simbolizon energjine seksuale ose dinamike. (Ketu sduhet te harrohet qe cdo ngjyre ka disa nuanca te vecanta si pasoje e perzierjes me ngjyra te tjera.)

  • Perkatesia elementare: Zogjte jane kafshe te elementit te ajrit sepse ato fluturojne. Kafshet te cilat jetojne ne pyll oder xhungel percaktohen tek elementi i tokes, peshqit tek ai i ujit. Reptilet, meqe ata jetojne ne uje por dhe ne toke zene nje vend te vecante midis vetedijes dhe nenvetedijes.

  • Sjellja e kafshes: tregon skalen e integraciont te asaj vetie ose perberje karakteri (qe simbolizon kafsha) ne jeten tone te perditshme (kafshe e domestikuar, kafshe agresive)

  • Madhesia: kjo tregon se sa domethenie ka ajo force ose aftesi e cila ne enderr na shfaqet ne forme te nje kafshe.

  • Kelysh, kafshe e porsalindur: kjo pike e zhvillimit simbolizon nje aftesi ose force shpirterore e cila sapo ka filluar te behet e vetedijshme dmth. na behet e qarte qe e kemi.

  • Te ushqesh kafshet: nese neve enderrojme sikur po i japim nje kafshe per te ngrene. kjo do te thote qe perkrahim zhvillimin e nje aftesie me vetedije te plote.

Kafshet e ujit

Peshku: Peshku edhe ne mitologji perfaqeson nje qenje shume te hershme e cila eshte zhvilluar me se pari. Si i tille peshku eshte edhe nje simbol per kaosin nga i cili kane rrjedhur krijesat e tjera ose i cili ne fund shkaterron perseri githcka.

Nga ana psikologjike, domethenia e peshkut ne enderr nuk mund te shpjegohet sakte per pa marre ne konsiderate dhe rrethanat e paraqitjes se tij ne enderr. Uji ne enderr simbolizon jo vetem gjendjen emocionale por edhe nenvetedijen. Po ashtu duhet te mirren parasysh thellesia e ujit, kthjelltesia, a rrjedh me vrull apo jo, a mund te shohim ne te apo eshte i turbullt, a eshte i nxehte apo i ftohte, a po notojme ne te apo po e pijme, etj, etj. Po ashtu edhe tek peshku duhet te konsiderohet se cfare ngyjre e madhesie ka, ne cfare gjendje ndodhet e keshtu me rradhe.

 

Shpjegimi i gjithe ketyre faktoreve mund te behet ne baze ne shpjegimeve te cilat ju mund ti gjeni ne kete homepage tek faqet e percaktuara.

Breshka: Ajo eshte nje qenje e cila ka disa ekzemplare qe jetojne ne uje por edhe ne toke. Si e tille, breshka i perket dy zonave elementare (ujit dhe tokes) Si rezultat i kesaj, ajo eshte nje qenje qe mund te funksionoje si nje agjent ose ndermjetesues midis dy zonave. Per kete arsye breshkes i eshte dhene nje rendesi shume e madhe ne kulturen e mitologjine asiatike dhe indiane. Hinduistet kane nje legjende e cila thote se nje breshke e madhe me emrin Khurma doli nga oceani i PARE (Gjendja kaotike para krijimit te materies) dhe ajo mbi guacken e vet mbante nje mal shume te larte, rreth te cilit ishte krijuar bota jone.

Ndersa ne mitologjine kineze breshka simbolizon menqurine. Orakulli i I Ging-ut lexohet ne baze te guackave se breshkes. Per shkak te formes se guackes se saj, e cila ka nje forme te rrumbullakte ose ne forme te vezes, breshka po ashtu simbolizon fillimin me te pare.

Kafshet e tokes

Bretkosat, gjarpri dhe minjte: Keto jane kafshe qe jetojne ne brendesi te tokes. Per kete arsye ato simbolizojne gjithnje nje force ose aftesi e cila ndodhet ne nenvetedijen tone. Te shohim ne enderr nje kafshe te tille, do te thote qe kemi nje perballim me aspekte te pavetedijshme.
Keto kafshe per kete arsye funksionojne si agjente midis nenvetedijes (brendesia e tokes) dhe vetedijes (mbitoka)
Po ashtu, sepse keto kafshe perfaqesojne forca te cilat jene nen kontrollin e nenvetedijes e jo nen kontrollin tone, ne reagojme ne enderr gjithnje me ankth, me refuzim ose me agresion. 

Gjarpri: eshte nje simbol per forca ose aktivitete te pavetedijshme. Ngaqe ai zvarritet mbi toke dhe jeton nen gure ose nen siperfaqen e tokes, ai simbolizon nje aspekt te nenvetedijes i cili eshte aktiv dhe emocional.

Mirepo domethenia e gjarprit varion nga nje kontinent ne tjetrin. Gjarpri ne Indi simbolizon disa aspekte te ndryshme: zjarrin, helmin, por edhe ujin sepse shume lloje gjarperinjsh jetojne dhe ne uje. Gjarpri po ashtu simbolizon energjine spirituale me emrin Kundalini e cila ekziston ne trupin energjetik te njeriut ne afersi te unazave te fundit kurrizore.

Kurse ne Evrope dhe ne kulturen kristiane, gjarpri simbolizon nje kafshe te djallezuar e te mallkuar nga Zoti. Ishte gjarpri ai ose me sakte, ishte djalli qe mori formen e gjarprit per te mashtruar Even e per ta bindur ate te haje nga Fruti i Ndaluar ne parajse.

Gjarpri i ngritur perpjete: te shohesh ne enderr nje gjarper i cili ka marre nje pozicion te ngrehur, dmth ai eshte ngritur me pjesen e siperme te trupit nga toka, atehere kjo shenje simbolizon energjine tone shpirterore, e cila eshte ngritur ne nje pike kulmi. Shpesh here ky lloj gjarpri mban mbi koke nje kurore ose nje krone. Kjo simbolizon nje status te larte e eshte nje shenje e padiskutueshme qe ai gjarper ne enderr simbolizon forcen e shpirtit tone.
Ky lloj gjarpri po ashtu shfaqet si nje rojtar thesaresh shpirterore shume te cmuara si dhe nje mencuri shpirterore e cila arrihet vetem me nje pervoje shume te madhe te jeteses.


Gjarper i bardhe: aspekt spiritual dhe transcendental

"Ne enderr isha ne nje lugine shume te gjelbert ne te cilen kishte peme dhe lule te bukura. Atmosfera ishte shume harmonike dhe e qete. Ne nje shkurre para meje vura re dicka qe shkelqente ne nje ngyjre portokalli me nje nuance te kuqe. Kur u afrova me afer pashe qe ajo qe rrezatonte aq bukur ishte nje gjarper i madh. Trupi i tij shkelqente nga brenda. Ai ishte persjellur nepermjet rrenjes se gemushes dhe po flinte. Nga frika se mos e zgjoja, u largova pa bere zhurme. E aty me doli gjumi"

Nje person tjeter i cili pak me vone filloi te vuante nga nje lodhje nervore, pa ne enderr, pak para se te fillonte semundja, nje gjarper te madh i cili ndodhej poshte nje shkurreje. Ai gjarper dukej shume i rraskapitur dhe i pafuqishem sa qe as koken nuk e ngrinte dot. Personi ne enderr mori nje shkop dhe me te ishte munduar ta ngacmonte gjarprin e te detyronte te levizte, mirepo ky nuk mundej.


Kjo enderr ishte nje paralajmerim per personin qe te kishte kujdes se si sillej me veten e vet e te kishte kujdes se sa e vinte trupin ne stres. Ai punonte shume dhe nuk kujdesej per vetveten. Pak jave pasi ai kishte patur kete enderr, ai u detyrua te mirrte ndihme mjekesore sepse jo vetem trupi por dhe psikika e tij ishte rraskapitur nga stresi i panderprere. Gjarpri pra ne enderr kishte simbolizuar energjine e tij dhe ajo enderr kishte qene nje paralajmerim i nenvetedijes sepse kjo eshte ne gjendje te shikoje dhe ne te ardhmen e te dalloje se ne cfare drejtimi e cfare finale merr nje rruge te cilen e ka marre njeriu me vetedije.

Sasia e gjarperinjve: Kur neve na shfaqen ne enderr shume gjarperinj, kjo do te thote qe na mundon dicka. Mirepo kjo dicka, ndjenje apo mendim, eshte akoma e papercaktuar.
Po ashtu gjarperinjte mund te simbolizojne falsitet e hipokrizi.

Minjte: Minjte ne enderr simbolizojne nje aspekt i cili eshte shume me i zhvilluar se gjarpri. Miu eshte nje kafshe gjitare, ndersa gjarpri eshte akoma ne nje faze midis dy specieve (zvarrites). Pervec kesaj miu jeton direkt ne afersi te mjedisit te njeriut e si i tille ai simbolizon nje aftesi mendore. Por keto permbajtje mendore gjinden ne kufirin midis vetedijes dhe nenvetedijes. Dmth ne i dallojme keto si veti karakteri ose si nje mendim, por ne akoma nuk arrijme te dallojme se nga vjen ky mendim e per cfare arsye ne e kemi ate veti shprehore.

Macja: Kjo shfaqet shume here si element ne perralla, ne mitologji si dhe ne enderr. Kjo per arsye se macja perfaqeson naten, erresiren dhe si pasoje, nenvetedijen tone. Per me teper ajo eshte nje aspekt i animes dhe animit. (Teorija psikologjike e C.G. Jung-ut)

Macja ne enderr simbolizon edhe nje aspekt femeror. Ajo shpesh reagon papritur e pa dhene nje shkak per te kuptuar arsyen e verprimit. E njejta sjellje vihet re dhe tek shume femra.

Ka macja ne enderr ngjyre te zeze, atehere ajo i perket si simbol nenvetedijes. Nje mace me ngjyre te bardhe i perket vetedijes dhe macja me ngjyre gri perfaqeson pikerisht fazen midis vetedijes dhe nenvetedijes. Keto nuk jane te ndara nga njera - tjetra me nje kufi te qarte por kane midis vetes nje hapesire ose zone ne te cilen rrjedhin impulset e te dyja sferave psiqike (nenvetedija dhe vetedija)

Macja si e tille perfaqeson nje element emocional ose nje gjendje shpirterore emocionale, dmth nje ndjenje e jo nje mendim. Ajo pra eshte dicka misterioze, e paparashikueshme dhe femerore.

Mirepo shume njerez ndjekin normat shoqerore dhe i mposhtin impulset dhe deshirat e brendshme. Ne kete rast, derri shtepiak ne enderr simbolizon pikerisht keto aspekte te ndrydhura, te cilat kerkojne te lirohen.

 

Pervec kesaj ndodh qe nenvetedija ne enderr i lejon nje aspekti te tille te ndrydhur e te paperjetuar te shfaqet plotesisht ne enderr. Kjo do te thote konkret, qe sa here qe ne e ndrydhim me vetedije te plote nje deshire, kjo deshire nuk zhduket por ndodhet ne nje gjendje latente ne nenvetedijen tone. Mirepo nevetedija nuk eshte nje zone psiqike ne te cilen ne mund te mbajme te fshehur ato ndjenja, deshira e mendime te cilat nuk mund ti perjetojme. Nenvetedija eshte nje zone e psiqikes sone me nje force shume te madhe. Qellimi i saj eshte sigurimi i mbijetes se njeriut. Kur njeriu lufton me ndjenjat dhe deshirat e tij, ai lufton me veteveten. Nje konflikt i brendshem eshte nje situate e rrezikshme dhe me potencial shkaterrues. Pasojat jane semundje psiqike.

Per te shmangur nje rrezik te tille, nenvetedija shume here lejon keto elemente psiqike te ndrydhura ne te qe te shfaqen ne enderr. Ato pra aktivizohen. Keshtu ato mund te reagojne, e si rezultat  konfliktet e brendshme menjanohen ose te pakten pakesohen. Cili prej nesh nuk ka pare ne enderr sikur po hante e pinte mire, kur ishte i uritur ose kishte etje ne gjume? Shume njerez qe kane mungese seksi ne jete ose qe kane deshira seksuale te paplotesuara i kompensojne keto ne enderr. Kjo gje u ndodh te gjitheve, pa marre paraysh a i kane ndrydhur keto deshira me qellim e dijeni, sepse nuk jane ne perputhje me ndergjegjien (vetedijen) e tij apo sepse nuk ka mundesi ti plotesoje keto deshira ose nevoja ne jete.

Derri shtepiak pra me se shumti perfaqeson nje element karakteri, i cili nuk eshte ne perputhje me ndergjegjien tone, e cila nga ana tjeter eshte formuar nga normat shoqerore e besimtare. Zgjidhja ne kete rast nuk eshte ndrydhja dhe neglizhimi i ketyre elemtente te padeshiraura por kompromisi dhe puna ne vetveten.

Qeni. Qeni (si dhe kali) jane te vetmet kafshe te cilat jane domesticuar nga njeriu qe ne kohet e lashta dhe qe kane nje lidhje shume te forte me njeriun. Qeni eshte rojtari yne, mbron shtepine e katandine, na mbron neve me jeten e vet, eshte nje shok i dashur dhe shume besnik. Per kete arsye ai ne enderr gjithnje simbolizon nje ndihmetar te patevedijshem te vetedijes sone, pra te ndergjegjies. Kjo per arsye se qeni eshte nje kafshe dhe ai nuk mund te jete nje element psiqik i intergruar plotesisht. Ai sado i urte e i dashur te jete, prape se prape ka instinktet e tij animale (egersine)

Nepermjet funksionit se tij si rojtar, qeni mund te simbolizoje dhe nje rojtar te kufirit midis zonave. (per me teper ne faqet e metejshme)

Kali: Ka qene gjithnje nje kafshe shume e vlefshme per njeriun. Kali ishte para zhvillimit te mjeteve se transportit i vetmi mjet transporti ne shume zona te jetes se perdishme por edhe ne lufte. Ai edhe sot eshte i pazendesueshem ne shume vende te botes. Si i tille, kali i sherben njeriut shume me teper se kafshet e tjera shtepiake.


Per kete arsye ai ne enderr perfaqeson nje aspekt ndihmes nga zona e nenvetdijes. Po ashtu ai mund te shfaqet edhe si ndihmes transporti. Ne kete rast natyra e tij dinamike- animale i jep njeriut vrull te ri ne jete ose ne vullnetin e tij. Kali ne enderr pra simbolizon forcen e njeriut.

Kafshet e ajrit

Flutrat: Keto jane simbole te prezantimit te vetvetes nga ana mentale. Jane mendimet dhe idete tona ngaqe ajri perfaqeson intelektin dhe mendjen tone.

Si te tilla flutrat nuk shfaqin ndonje shprehi ose veti te qarte ose te sakte dhe as nuk tregojne emocione. Flutrat jane dicka e bukur, mirepo dhe e brishte. Fluturimi i tyre eshte pa plan ose qellim dhe i pasigurte, ashtu sic shume here ne kemi ide dhe mendime te bukura mirepo qe jane pa plan.

Flutrat po ashtu simbolizojne pranveren dhe forcat e saj.  

Enderr: "Isha ne nje vend jashte ne natyre. Ishte dimer dhe vendi ishte mbuluar me bore.
Kur pashe poshte, vura re nje flutur e cila fluturonte mbi debore para meje. Sikur edhe ajo te me kishte pare, fluturoi nga siper dhe me erdhi direkt para fytyres. Kjo me mbushi me gezim si femije dhe une u ndjeva i lehtesuar shpirterisht."

Zogjte: Vendbanimi i zogjve ndodhet tek pemet por ata e gjejne ushqimin ne toke, dmth. aty ku eshte vendbanimi yne. Mirepo elementi i tyre eshte ajri.

Ngaqe ajri perfaqeson intelektin dhe kapacitetin mental, po ashtu zogjte simbolizojne aspekte mentale te cilat neve i ushqejme me vetedije. Keto mund te jene ide, plane ose mendime kembengulese.

 

Domethenia e sakte jipet dhe ne baze te elementeve te tjera ne enderr.

Bufi: Bufi simbolizon mencurine. Kjo per shkak se ai, si shpend qe eshte, i takon zones mentale. Mirepo ngaqe bufi eshte edhe nje kafshe e nates, ai i perket nenvetedijes. Syte e tij te medhenj simbolizojne nje shikim te forte e te qarte dhe ai mund te shohe me to edhe ne erresire. Erresira si element po ashtu i perket nenvetedijes.


Pra bufi simbolizon aftesite intuitive te njeriut te cilat rrjedhin nga vetedija e te cilat na ndihmojne ne jete.

Derri: Domethenia e derrit shtepiak varion sipas kultures dhe kontinentit. Ne Azi ai simbolizon nje fat te papritur material, kurse ne Evrope e po ashtu dhe ne kulturen e mentaliten shqiptar, ai simbolizon nje aspekt mendor te domesticuar dmth. nje shprehje ose veti karateri. Shpjegimi i sakte percaktohet ne korelacion me elementet e tjere te endrres.

Por pervoja ka vertetuar qe derri shtepiak simbolizon dembelizmin e njeriut dmth. prirjen e tij per te lene punen ose detyrimet pas dore. Po ashtu ai simbolizon lakmine ne ushqim, neglizhimin e vetvetes si dhe paaftesine te marresh parasysh normat shoqerore dhe morale.

bottom of page