Rojtaret e pragjeve/kufirit
Cfare eshte nje rojtar i pragut dhe cfare funksioni ka ai?
Nje ndalese ne forme pragu ose kufiri eshte nje pengese psiqike pasive. Nje rojtar i ketij pragu ose kufiri nga ana tjeter eshte nje force aktive e psiqikes tone, dmth, nje force e cila ka si funksion te na ndaloje te bejme nje veprim te vecante. Pragu dhe kufiri vetem na veshtiresojne veprimin dhe funksionojne si paralajmerime. Rojtari eshte nje force aktive e cila reagon me qellim e nuk na lejon te kapercejme nje prag e te arrijme ne nje zone tjeter te psiqikes, nenvetedijes, etj.
Nje rojtar i pragut/kufirit mund te jete nje frike, e cila eshte transformuar ne nje force te madhe psiqike. Ai mund te perfaqesoje nje tabu morali ose fetare, te cilat nuk na lejojne te bejme nje veprim i cili nuk eshte ne perputhje me normat tona morale ose fetare.
Pra rojtaret e pragjeve na ruajne prej veprimeve te cilat mund te shkaktojne frike ose nje vrasje te ndergjegjes. Ata jane aksione te ndergjegjes tone.
Nje shembull: Ne kemi frike te perjetojme dicka te re. Psh. te fillojme te meditojme. Nuk dime se cmund te ndodhe gjate meditacionit e as nuk dime se si do te mund te sillemi nese ndodh dicka e paparashikueshme. Pra ne kemi frike nga e panjohura.
Ne kete rast mund te ndodhe qe kemi nje enderr ne te cilen ndodhemi para nje dere te panjohur e ne mendohemi a ta hapim kete dere per te pare se cfare ka nga ana tjeter apo jo. Eshte erresire e ngaqe gjithcka eshte e panjohur e nuk dime se ku jemi e cdo te mund te gjejme pas deres, kemi frike.
Pra kjo enderr simbolizon pikerisht dilemen tone te dites ne lidhje ne meditacionin si nje pervoje e panjohur e mendimet tona a te fillojme me te apo jo. E njejta gje ndodh edhe ne raste te ngjashme: nderrim i punes, nderrim i shtepise etj. Pra behet fjale per nje situate ku ne na duhet te bejme nje hap te madh ne drejtim te panjohur.
Cfare ndodh tani? Ne enderr ne duam ta hapim ate dere ose te kapercejme ate mur, te notojme nga ana tjeter e lumit, te kapercejme nje ure e cila eshte e mbuluar me mjegull etj.
Mirepo ndodh qe para atij pragu ose pengese, na shfaqet nje demon ose monster, nje roje e rrepte, nje polic, nje qen i eger, etj. Keta nuk na lejojne te shkojme me tutje.
Nenvetedija jone pra na simbolizon me ane te tyre ate force psiqike e cila ne nuk na lejon te hapim ate dere e te hyjme ne nje zone te panjohur. Ne kete rast konkret (meditacioni) kjo zone eshte nje gjendje tjeter e vetedijes te cilen do te mund ta arrijme. Kurse dera eshte hyjra ne kete zone, pra meditacioni.
Kush eshte pra ajo monster ose demon i cili ndodhet para asaj dere? Frika jone para se panjohures.
Pra frika jone shfaqet si nje pengese aktive psiqike e na pengon ne perparimin tone. Dhe ne kemi dy rruge te reagojme: mund te injorojme friken e te fillojme me meditacionin. Ne kete rast frika do te zhduket e po ashtu do te zhdukej edhe ajo monster para asaj dere. Ose ne i lejojme frikes te na zaptoje dhe keshtu kemi humbur nje mundesi te vlefshme per tu zhvilluar shpirterisht.
Pra kjo ndodh kur ne kemi frike para nje pervoje te re e te panjohur ose kur jemi duke hyre ne nje zone e cila eshte e ndaluar per ne. Kjo per arsye se nuk jemi akoma gati per ate eksperience ose thjesht nuk e kemi merituar akoma.
Disa forma/shfaqje te rojtarit se pragut
Kaloresi/Luftetari
Kaloresit ishin luftetaret e mesjetes. Ata kishin shpaten dhe mburojen si dhe ishin te mbrojtur me ane te pancerit qe kishin veshur.
Veshja e tyre prej hekuri do te thote ne enderr qe ne nuk jemi ne gjendje ta plagosim ate kalores. Dmth ai eshte i pamposhtur. Kurse shpata e tij simbolizon qellimin e tij te na ndalojne e te mos na lejoje te kapercejme nje kufi te cilin ai e mbron. Neve do te na duhet te luftojme me kete kalores e vetem nese fitojme duelin do te na lejohet te kapercejme kufirin ose pragun.
Rojtari (vozitesi) i barkes
Ne mitologjine greke, shpirtrat e te vdekurve duhet te kapercejne nje lume te nendheshem per te arritur ne boten e te vdekurve. Ai lum mund te kalohej vetem me ane te nje lundre (barke) Pronari dhe rojtari i kesaj barke ishte Karuni, lundruesi i tj. Shpirtart e te vdekurve duhet ta paguanin Karunin ne menyre qe ky ti kalonte ne anen tjeter te lumit. Per kete arsye ne kohet e lashtme, te vdekurit i vihej mbi cdo sy nga nje monedhe metali. Keto dy monedha ishte pagesa per Karunin.
Friedrich Hebbel, "Ditari", 24. März 1860"
"Znj. Engelhofen ishte per vizite tek ne. Ajo na tregoi se bashkeshorti i saj kishte patur para tete netesh nje enderr teper te cuditshme. E kjo enderr perseritej cdo nate. Sic na tregoi ajo, i shoqi i saj ndodhet ne nje vend te panjohur e para nje lumi shume te gjere. Ai nuk mund te shohe dot se cfare ka ne anen tjeter sepse ajo ane eshte e mbuluar me mjegull.
Nje barke afrohet atij vendi ku ndodhet i shoqi i Znj. Engelhofen. Ky i ofron te zotit se barkes para per ta kaluar ne anen tjeter te lumit, mirepo i zoti i barkes refuzon ne menyre rigoroze dhe duket edhe teper i inatosur.
Vetem ne naten e nente ai zbutet e pranon me ne fund ta marre burrin e Znj. Engelhofen e ta kaloje ne anen tjeter te lumit.
Ky hipen ne barke dhe sapo ulet, i zoti i barkes e drejton kete ne nje menyre shume te shpejte ne drejtim te bregut tjeter. Kur arrijne atje, ai sheh nje shtepi te madhe e te bukur e cila ishte ndertuar prane bregut te lumit. Nga ana tjeter e bregut kjo shtepi nuk mund te shihej per shkak te mjegulles. I shoqi i Znj. Engelhofen pa se si nga kjo shtepi doli babai i tij, i cili kishte kohe qe kishte vdekur. Ky erdhi ne drejtim te barkes dhe e pershendeti te birin e tij me mall dhe me gezim qe me ne fund u bashkuan serish.
I shoqi i znj. Engelhofen, pasi kishte pare kete enderr per nente net me rradhe e pasi ai rojtar i barkes e kishte lundruar ne anen tjeter te atij lumi, pati pas nates se nente nje infarkt dhe vdiq. Pra kjo enderr kishte qene nje paralajmerim i vdekjes se tij dhe vetem kur atij i erdhi ora e tij, rojtari pranoi ta kalonte ne anen tjeter te lumit."
Gjigantet
Gjigantet jane rojtare pragu te cilet jane te rritur dhe me teper ne formen e tyre per te na imponuar ndalesen edhe me shume. Ata jo vetem qe na tmerrojne me madhesine e tyre trupore e me shprehjen e tyre te mimikes e cila eshte shume kercenueshe por ata edhe sillen shume agresiv, kane arme te rrezikshme ose kthetra te medhaja. Na duhet shume guxim te sfidojme nje gjigant te tille. Mirepo ka shume raste kur ne nje enderr te tille, personit i bie nder mend qe ai po enderron e frika para gjigantit humbet. Sepse ne e dime qe eshte nje enderr e qe smund te na ndodhe asgje. Si rezultat ne behemi te guximshem e luftojme kundra atij rojtari gjigant dhe e mposhtim. Pra luciditeti ne enderr eshte nje faktor teper i vlefshem e na lejon te arrijme te kapercejme shume pengesa e te bejme pervoja shume interesante.
Engelli i vdekjes si kumbare/nun
Vdekja eshte nje proces te cilin te gjithe heret a vone do ta perjetojme.
Ne te gjithe kulturat e botes besohet se ka engjuj te vdekjes dhe kjo eshte e vertete. Ata jane qenje te cilat shume here shoqerojne njerezit gjate procesit se vdekjes. Ata e lehtesojne kete proces ose e kryejne vete, dmth. e detyrojne njeriun ti dale shpirti. Ka engjuj vdekjeje te mire e te dhimbsur por ka edhe katile e mizore. Sic ka jetuar njeriu, ashtu ai meriton edhe nje engull vdekjeje te tille.
Engjujt e vdekjes jo vetem qe na shoqerojne gjate vdekjes por ata edhe u ndihmojne shpirtrave te vdekurve te gjeje orientim ne anen tjeter e te arrijne atje ku atyre u takon te mberrijne. Shume njerez kur vdesin nuk e dine qe kane vdekur dhe keto shpirtra akoma rrine prane te gjalleve e mundohen te hyjne ne komunikacion me ta. Keta shpirtra jane shume te corientuar e nuk dine se ku jane e cduhet te bejne. Engjujt e vdekjes kujdesen per keta e i percjellin atje ku keta shpirtra duhet te vene.
Ne kulturen gjermane, austriake, kelte dhe atyre te Amerikes se Jugut, ka shume legjenda ne lidhje me engjullin e vdekjes. Ky shfaqet si kumbare (nun) dhe kujdeset per femijen e kur ky rritet, engjulli i vdekjes i ndihmon ne jete. Ai shfaqet si nje mesues i dashur e i dhimbsur, por i heshtur dhe i drejte. Per fat te keq, eshte njeriu ai i cili nuk eshte ne gjendje te kuptoje mesimet e kumbares se tij dhe ta vleresoje ndihmen qe vdekja i jep.
Pra vdekja per shkak se ajo simbolizon nje perfundim, shfaqet ne enderr si nje rojtar pragu ose kufiri. Ajo psh. nuk na lejon te kalojme ne boten e te vdekurve.
Korbi
Korbi si nje shpend shume i zgjuar, simbolizon shume here nje rojtar pragu. Ai po ashtu shfaqet shume here ne mitologjine vikinge. Ai eshte nje emanacion i Odinit. Ky eshte ati i te gjithe zotave vikinge. Korbi si nje rojtar pragu eshte ne gjende te interagoje me ne me ane te telepatise ose duke folur si njeri.
"Ne enderr pashe nje korbi i cili ishte ulur mbi deren e gardhit se shtepise. Ai po me shikonte ne sy si te ishte njeri. Edhe une po e shikoja e po mendoja se a do te mund te ishte e mundur qe ai te me kuptonte. Ne ate moment kur e mendova kete gje, korbi perkuli pak koken nga para sikur po me jipte shenje qe po me kuptonte"
Gjarpri
Kur gjarpri na shfaqet ne enderr si nje rojtar pragu, atehere ai ka nje shfaqje madheshtore. Si rojtar ai shfaqet vetem (shume gjarperinj simbolizojne nje instinkt ose deshire)
Gjarpri si rojtar pragu shume here zoteron mbi prona te medhaja, mban nje kurore mbi koke, sillet ose shprehet si njeri e si nje qenje me fuqi te medha. Kurora ne kete rast simbolizon statusin e tij ashtu sic tek engulli i vdekjes kosa simbolizon aftesine e tij per te marre shpirtra. (ashtu sic kosa pret barin) Ky eshte dmth nje atribut per perfundimin e nje zhvillimi/jete.
Gjarpri po ashtu ruan thesare te cmueshme mbi te cilat vetem ai mund te vendose.
"Ne enderr pashe gati 200 metra larg nje tempull te vjeter. Para tij pashe nje porte madheshtore e shume te bukur. Para kesaj porte ishte nje gjarper i madh i cili rrinte ngrehur e nuk i lejonte askujt te kalonte e te hynte ne ate tempull te lashte. Ishin mbledhur shume njerez e keta donin te hynin ne ate tempull per ta plackitur. Mirepo gjarpri e ruante porten e askush nuk guxonte te luftonte kundra tij sepse dukej shume i rrezikshem e i inatosur.
Une ju afrova disa metra perpara dhe fillova te dredh trupin majtas e djathtas si gjarper. Me dukej sikur edhe une isha nje gjarper, aq bukur i beja ato levizje. Gjarpri po me shikonte me vemendje dhe me sa duket e kuptoi qe une nuk kisha ndonje qellim te keq por vetem doja te shikoja ate tempull nga brenda pa marre asgje prej tij. Ai u zbut dhe ne shikim te tij e kuptova qe ai do te me linte te hyja ne ate tempull"
Macja e zeze
Macja e zeze besohet se ka te beje me shtrigat dhe se sjell fat te keq. Te shohesh ne rruge para vetes nje mace te zeze, eshte nje shenje e keqe.
Ajo ne pergjithesi simbolizon nje force dinamike te nenvetedijes.
Qeni
Qeni e ka fituar rolin e tij si nje mbrojtes dhe roje i njeriut me mijera vjet. Per kete arsye nuk eshte aspak e cuditshme qe ai ne enderr shfaqet si nje rojtar. Ne kete rol ai ka nje status me te ulet se njeriu sepse eshte kafshe. Si rezultat, ai perfaqeson nje aspekt ose force me te patevedijshme e me te thelle se nje qe perfaqesohet prej nje personi.
Ne mitologjine greke, ka nje qen me tre koka me emrin Cerberos i cili ruan hyrjen per ne Hades (ferr)
Celesi
Nese ne ne enderr shohim nje dere e cila hapet me celes dhe ky eshte ne te, atehere kjo do te thote qe rojtari i pragut/kufirit e ka dhene lejen per te kaluar ate porte/prag.