top of page

Shume here ndodh qe ne nuk i mbajme mend endrrat. Kjo me se shumti ndodh kur ne, sapo na del gjumi, nderrojme pozicionin e fjetjes.
Kjo ndodh per nje arsye te vecante: Ajo cka ne perjetojme ne enderr, ruhet ne kujtesen e shkurter. Njeriu ka dy lloje kujtesash: te gjaten dhe te shkurtren. Pershtypjet me te shumta qe mbledhim gjate dites (psh. kur jemi duke ecur) mblidhen ne kujtesen e shkurter. Keto detaje nuk jane te rendesishme. Per kete arsye i harrojme ato. Kjo eshte nje menyre shume eficiente e trurit per te mos ngarkuar njeriun me detaje te parendesishme. Truri pra dallon mes asaj cka eshte e rendesishme e cka eshte e parendesishme.

Perse nuk i mbajme dot mend endrrat?

Nje detaj, i cili ndodhet ne kujtesen e shkurter kalohet vetem atehere ne kujtesen e gjate, nese ne jemi te zene me te per te pakten 5 minuta.
Kjo do te thote qe nese duam te mbajme mend endrrat, atehere ne duhet te mirremi me to per disa minuta. Menyra me e mire eshte qe pasi te jemi zgjuar te mos ngrihemi direkt nga krevati, por te rrime per disa minuta shtrire duke sjelle ne kujtese ate cka kemi enderruar naten.

Shume here kjo nuk eshte e mundur kur na zgjon zilja. Ne kete rast gjumi nderprehet

me dhune dhe nese ngrihemi edhe menjehere, atehere endrrat jane te harruara.

Nje ndihme eficiente per te mbajtur mend endrrat eshte qe sa here te na dale gjumi naten, te shkruajme ne nje leter dy-tre fjale me ane te se cilave neve do te na jete e mundur ne mengjes te mbajme mend cka kemi enderruar naten.

C'mund te bejme pra?

bottom of page