top of page
Ditari i endrrave

Si te kujtohen e te shenohen endrrat?

 

1. Hapi i pare eshte: para gjumit duhet ti premtohet vetes qe do te mbahet mend cdo enderr. Ne fazat kur te del gjumi nates, duhet te mundohesh te kujtosh endrrat qe ke pare si dhe te dallosh emocionet qe ke perjetuar ne to (frike, gezim, inat, etj)

 

2. Ne asnje menyre te mos ndryshohet pozicioni i gjumit! Po te ndryshohet ky pa kujtuar me pare endrrat, atehere ju do te harroni gjithcka cka keni enderruar.

 

3. Pasi te keni kujtuar endrrat si dhe emocionet duhet te permblidhet e gjitha ne tre-kater fjale, te cilat permbajne thelbin e endrres. Pas kesaj mund te flihet me tutje.

4. Afer shtratit duhet te mbani nje bllok dhe ne mengjes ju mund te shenoni ne te gjithcka qe keni permbledhur ne pak fjale gjate nates. Kjo duhet te behet sapo te hapen syte sepse sa me shume qe jemi zgjuar aq me shpejt harrohet dhe ajo cfare kemi enderruar. Me vone, kur te keni kohe, mund te shenoni endrren ne menyre te perfillte.

 

5. Shenoni cdo enderr sepse vetem ne kete menyre mund te ushtrohet dhe aftesia e vezhgimit dhe ajo e kujteses.

 

6. Duhen notuar pra edhe endrra te cilat duken banale ose te parendesishme. Shume here kuptohet nje enderr retrospektiv, dmth me vone. Dhe atehere ajo mund te dallohet me mire sepse me vone ka dhe nje kontekst me te madh.

 

7. Jepini cdo endrre nje titull. Ne kete menyre mund te gjindet lehte si dhe keni permbledhur domethenien e saj ne nje fjale te vetme.

 

8. Nese keni mundesi diskutoni me shoke ose shoqe te cilet po ashtu i notojne endrrat e tyre. Perpiquni te shpjegoni e kuptoni endrrat e juaja. Se bashku gjinden me shume mundesi e ide.

Ku gjindet materiali per t’u ushtruar aftesia ne kuptimin e simboleve te endrrave?

  • Endrrat personale

  • Endrrat e te njohurve tane

  • Perrallat

  • Legjendat

Si mund te arrij njohuri ne kuptimin e simboleve?
Menyra me e mire eshte te kemi nje bllok ne te cilin i ndajme simbolet sipas kategorise se tyre dhe ne menyre alfabetike. Pra, endrrat te cilat i shohim, i kategorizojme sipas alfabetit dhe simbolit me te qarte te tyre. Shumica e tyre do te jene variante te ndryshme te nje simboli. Por ne kete menyre ne arrijme te dallojme nuancat e ndryshme simbolike dhe pikerisht keshtu rritet dhe aftesia jone ne njohjen e simboleve.


Nje keshille tjeter: ilustroni bllokun tuaj me fotografi te cilat mund ti merrni nga revista te ndryshme. Keto foto duhet te kene nje lidhje me endrren qe keni patur. Kjo menyre ndihmon fantazine. Nenvetedija jone punon dhe komunikon vetem me ane te pamjeve. Edhe endrrat jane pamje.   


Shume simbole jane individuale. Keto mund te kuptohen vetem nepermjet vezhgimit dhe njohurise mbi vetveten. 

A duhet te shpjegohen te gjithe simbolet?
Disa endrra mund te na japin njohuri te vlefshme, ndjenja dhe mendime te mencura. Nese mundohemi ti analizojme sipas simboleve te tyre, ato humbasin ate pershtypje te drejtperdrejte qe na kane dhene. Endrra te tilla jane ato ne te cilat neve perjetojme nje takim te dashur. Keto lloj endrrash aq emocionale duhen vetem te perkujtohen e jo te analizohen.  

Endrra mbi nje fat te huaj: Keto jane endrra, ne te cilat ne perjetojme nje fat te huaj. Ne kete rast ne enderrojme sikur jemi nje person tjeter ose ne jemi ne gjendje te jemi si vetedije astrale ne nje person tjeter astral. Ne kete menyre ne perjetojme gjithcka ky person perjeton. Pra jemi si deshmitare apo vezhgues ne nje fat te huaj. Keto lloj endrrash jane shume te rendesishme sepse nepermjet tyre eshte e mundshme te mesohen e kuptohen shume gjera te reja, mund te perjetohen perpektiva te reja e te vlefshme. Nepermjet tyre ne perjetojme jeten e nje personi tjeter, te gezohemi e te vuajme me te.


Personat, fatin e te cileve perjetojme, jane nga shtresa te ndryshme sociale e kulturore. Keshtu ne mund te fitojme njohuri dhe perspektiva te cilat ne jeten tone kurre nuk do te mund t'i arrijme. Me ane te ketij lloji endrrash mund te mesojme shume dhe eshte sikur jetojme dy jete. Sa me shume te perjetoje njerie, aq me i pjekur eshte dhe aq me i mencur behet.

Formular per regjistrimin e endrrave  

Data:
Titulli i endrres:
Permbajtja ne pak fjale:
 
 Simbolet e rendesishme:  
 
A perseritet tematika e endrres? po/jo
A ka lidhje endrra me ndodhite e dites? po/jo
A ka lidhje endrra me problemet e mia? po/jo

Tregimi i endrres dhe analiza e saj

bottom of page