top of page
Paraqitjet ne formen njerezore

Njeriu është qenja e parë, me të cilin fëmija eshte në kontakt. Por foshnja edhe para lindjes ndodhet ne kontakt me nenen, jo vetëm truperisht por edhe emocionalisht.
Njeriu po ashtu eshte qenja me e rendesishme jo vetem per foshnjen por dhe njeriun vete. Per kete arsye jo vetem gjuha por dhe mimika e fytyres dhe gjestet jane te rendesishem per nje komunikacion te qarte me njeri tjetrin. Madje shpesh here mimika e fytyres ose gjeste te tjera te trupit tregojne qe ajo cka thote nje person nuk eshte e vertete. Edhe ne komunikacion me kafshet, keto vene re mimiken e fytyres si dhe gjestet e njeriut per ta kuptuar kete.


Takimet me njerez te tjere ne enderr jane shume te ndryshme e po ashtu eshte edhe shpjegimi e tyre simbolik. Megjithate eshte e mundur te analizojme disa nga paraqitjet njerezore me te rendesishme.

Shprehja karakteristike e fytyres dhe e trupit: kjo tregon shume shpesh nje veti ose shprehje te karakterit te cilen njeriu e mban te fshehur.

I lene pas dore/i neglizhuar: simbolizon nje aspekt shpirteror ose te karakterit qe e kemi lene pas dore.

Madhesia e trupit.

Madhesi e madhe/e theksuar: simbolizon nje aftesi me rendesi ose nje domethenie te               vecante.

Shtat i shkurtër: simbolizon nje aspekt te karakterit, te cilit i mungon zhvillimi.  

 

Statujat: simbolizojne nje aftesi ose veti e cila deri tani ka qene e pezulluar (e ngrire/e ngurtesuar)  dmth. pa asnje lloj aktiviteti. Shpesh ne i pengojme me qellim e i mbajme te fshehura.

Statusi

1. Autoritetet

Punonjesi i policise: Ky eshte perfaqesusi i ligjit por si i tille ai eshte edhe vete ligji. Ne kete funksion polici shfaqet edhe si nje "rojtar i pragut"
"Prag" quhet ajo zone, e cila lidh dy zona krejt te ndryshme me njera tjetren (Vetedija, nenvetedija, e kaluara dhe e ardhmja, kjo bote dhe bota e te vdekurve, ajo astrale, etj, etj)

"Ne enderr isha ne nje shtepi te madhe ne mes te se ciles ndodhej nje shkalle e gjere e cila te conte ne katet e persiperme. I mora shkallet me shprese se ne katet e siperme do te gjeja dicka te mrekullueshme. Se cfare ishte kjo, kete nuk e dija.
Kur arrita katin me te larte, pashe nje dere e cila ishte zbukuruar me ornamente te ndryshme. Ajo ishte nje pellembe e hapur, keshtu qe une mund te shihja pak brenda. Pashe nje salle te madhe e cila ishte ndriquar me shume llampa te medhaja kristali. Dukej shume bukur. Desha ta hap deren qe te hyj brenda, mirepo ne ate moment u shfaq nje polic i cili me doli perpara e sme la te hyj brenda. Pervec kesaj ai madje me detyroi te kthehesha poshte ne katin e perdheshem."

2. Mosha

Femijet: jane aspekte ose aftesi te cilat jane akoma duke u zhvilluar.  


Njerez te moshuar: simbolizojne pervojen jetesore.

Maskimet ne veshje: simbolizojne nje aftesi qe mbahet e fshehur dhe e cila nuk ka marre akoma nje forme te qarte.


Fytyre e maskuar: kjo simbolizon nje veti te karakterit, te cilin personi qe enderron, me qellim e mban fshehur nga njerezit e tjere, per shkak se ai ka frike se ai do te kritizohet ose perjashtohet prej shoqerise. Ketu behet fjale per veti te karakterit te cilat jane negative (vjedhja, perversioni, etj) por po ashtu edhe veti te tjera te cilat thjesht nuk jane ne perputhje me normat shoqerore (alkoholi, lojrat ne kazino, etj)

Personi qe enderron as vete nuk i pranon keto veti negative dhe mundohet ti fshehe edhe ndaj vetes.

bottom of page