Besimi tek zoti
Ndjenjat besimtare jane per zhvillimin shpirteror te domozdoshme dmth. esenciale. Por ne fakt ato skane te bejne shume me fene. Ato shprehin nevojen e mallin e njeriut per dicka me te paster e me te larte se vetvetja e tij, nje nevoje per nje force e cila eshte me e madhe e me e dashur se gjithcka tjeter.
Ne vazhdim nje enderr e cila e tregon kete gje:
"Ne enderr isha duke punuar se bashku me vellain tim ne ndertimin e nje ndertese te larte. Ne nje moment te pakujdesshem vellait i rreshkiti kemba dhe per pak ra poshte. Per fat qe une isha afer dhe arrita ne castin e fundit ta kap me dy gishta te dores e ta mbaj. Me zor te madh arrita madje ta terheq nga siper e keshtu tja shpetoj jeten.
"Kjo ishte ndihme e zotit!" filluan te therrasin punetoret e tjere qe kishin pare se ckishte ndodhur e tani erdhen afer nesh. "Ti me siguri qe ne ate moment ke lutur zotin te te ndihmoje e ai te dha force ta mbash vellain tend me nje dore e ta terheqesh siper"
"Jo" u pergjigja une. "Ne ate moment nuk pata kohe te mendoj e jo me te lutem. I ndihmova sepse e kam vella dhe e dua"
Mirepo ata nuk besonin. "Kjo me siguri qe ishte nje veper e zotit. Vetem ai mund te kryeje nje mrekulli te tille. Eshte e pamundur qe ti e arrite vetem me forcat e tua te shpetosh vellain tend"
Une prape "Jo, nuk jam lutur. Kur e don dike, nuk pret te te ndihmoje kush per ta shpetuar apo ndihmuar por reagon menjehere e pa menduar. Zoti eshte ne ty ne kete rast e te ndihmon pa u lutur fare"