Mjetet e transportit si simbole per zgjidhjen e problemeve dhe perballimin e jetes
Mjetet e transportit ne enderr (makina, motori, bicikleta, barka, anija, avioni dhe aeroplani) mund te kene disa domethenie.
-
Ato jane nje simbol per perballimin e jetes
Mënyra e transportit si dhe mjeti me te cilin levizim ne enderr tregon menyren se si ne reagojme ndaj pengesave dhe problemeve ne jete.
Me pare si mjete transporti perdoreshin kuajte. Sot perdoren mjete teknike. Kuajte sot perdoren vetem per sport ose ne bujqesi. Per kete arsye duhet te behet nje kategorizim midis ketyre dy faktoreve. Sepse kali si qenje eshte nje element vital. Forca e tij eshte e kufizuar, ai ka nje aspekt shpirteror, ndjen dhimbje, lodhje, uri, etj. Kurse teknika eshte nje progres logjik me karakter inovativ. Per kete arsye, se cfare kuptimi kane mjetet e transportit ne enderr, shfaqet vetem nepermjet detajeve te tyre ose nga mjedisi ne te cilin neve udhetojme me to.
-
Si pike kufitare (simbol pragu)
Kur psiqika e njeriut gjindet midis dy fazave (nga gjumi ne zgjim, nga kjo bote ne boten tjeter, nga vetedija ne nenvetedijen, etj) kjo faze e ndermjetshme simbolizohet nepermjet nje udhetimi me makine, anije, avion, etj. Dmth, kur njeriu enderron sikur ai po kalon kufirin nga nje shtet ne tjetrin, nga nje qytet ne nje fshat ose qytet tjeter, atehere ai gjindet midis dy fazave ose ai po po kalon nga nje faze ne nje tjeter. Ai ose eshte duke u zgjuar, ose po kalon nga nje enderr e zakonshme ne nje dimension tjeter. Per kete arsye keto lloj endrrash kane nje karakter kufitar. Njeriu kalon simbolikisht nje prag (simbol pragu)
-
Si pasoje e ngjarjeve ditore
Shume shpesh njeriu ne endrra thjesht rekapitulon ngjarjet e dites. Keto lloj endrrash jane te zakonshme dhe nuk u jipet asnje kuptim i vecante.
Menyrat e levizjes dhe domethenia e tyre ne enderr
Ne kembe: Perballimi i jetes me ane te forcave personale e pa ndihme te tjeterkujt.
Me makine: Levizje e rendomte ditore-me ane te mundesive mentale, emocionale dhe vitale.
Ti japesh vete makines: Personi ecen ne jete ne menyre te pavarur dhe te vetvendosur.
Te jesh pasagjer: Personi i cili enderron sikur eshte pasagjer dhe dikush tjeter po i jep makines eshte ne jete i varur nga persona te tjete. Keta persona ose nje person i vecante (shoferi) do te kene ndikim ose do te vendosin mbi te ardhmen e tij.
Me autobus, tren, tramvaj: Ky lloj udhetimi simbolizon nje menyre jetese e cila eshte ne perputhje me normat dhe parimet shoqerore. Personi jeton ashtu si shoqeria apo traditat kerkojne te jetohet, pa marre parasysh individualitetin e njerezve.
Anja dhe trageti: levizin mbi siperfaqen e ujit, dmth aty ku takohen vetedija dhe nenvetedija.
Anija si nje simbol pragu/pike kufitare: Mjet transporti me ane te se cilit kalohet nga ky prag (deti, liqeni) ne nje zone tjeter..
Anije kozmike/UFO: Hapesira kozmike eshte nje zone krejt ndryshe nga toka. Ajo si e tille, ne enderr simbolizon nje aspekt fetar ose te tej-anshmen.
Elemente te vecante te mjeteve transportuese
Makina
Benzina: Simbol per energjine e njeriut, per forcen e tij (Vitaliteti, shkathtesia dhe optimizmi me te cilave ai perballon jeten)
Gomat e makines: simbolizojne aspekte trupore (Kembet, krahet, koka, etj)
Udhetim me shpejtesi: Ndikime dinamike dhe emocionale, te cilat e pengojne njeriun te marre nje vendim te qarte.
Udhetim i ngadalte ose me pengesa te cilat nuk te lene te ecesh perpara: Rraskapitje fizike ose mendore ose mungese ne kembengulesi
Mot i keq, i cili pengon pamjen: Situate e paqarte
Te mos mund ti japesh makines, sepse timoni ose pedalet nuk funksionojne ose nuk jane te arritshme: Situata rrezikon te behet e pakontrolluar.
Anija si nje simbol kompleks i personalitetit
Kapiteni: Udheheqesi i brendshem, qendra e personalitetit etj,
Ekipi: Aspekte energjike, te cilet kontrollojne mekanizmat dhe forcat e brendshme. Ekipi nga njera ane ka per detyre te zbatoje urdherat e kapitenit (te udheheqesit te brendshem). Nga ana tjeter ai duhet te kujdeset qe udhetimi te jete pa probleme.
Motori i anijes: Forca mentale ose vitale me ane te se cilave perballohet jeta.
Kuverta e siperme e anijes: Zona e vetedijes.
Kuverta e poshtme e anijes: Zona e nenvetedijes.
Nendetese: Eksplorim dhe besim ne nenvetedijen
Anija/Trageti
Furtune: Emocione te forta e te papritura
Mjegull: a) Perspektiva te paqarta, b) Zone kufitare (Zone e muzgut)
Thellesi e madhe: Rreziqe te panjohura
Ajsberg: Rrezik si rezultat i ndjenjava te ngrira
Perbindesh deti: Permbajtje te nevetedijes me karakter kercenues, madheshtor dhe te pavetedijshem
Dallge te medhaja: Instabilitet per shkak te problemeve ne jete.
Ne anije hyn uje nepermjet nje vrime: Sulm i nenvetedijes
Mbytje e anijes: Paaftesi te perballosh jeten
Varke me rrema: Perparim me ane te forcave te veta
Varke me vela: Perparim me ane te eres (ndihme dhe udheheqje e forcave shpirterore)
Motoskaf: Dominim i ndjenjave nepermjet energjise vitale dhe mentale
Trageti: Rruga e jetes eshte ne konform me parimet sociale te shoqerise (te udhetosh me pasagjer te tjere)