top of page
Toka, uji, zjarri dhe ajri ne simboliken e endrrave

Toka

Toka ne enderr simbolizon nenvetedijen. Ajo është mbretëria e nënvetedijes si dhe burimi i gjithckaje qe ka te beje me aspektin trupor. Ajo eshte zona e cdo gjeje qe ne mund te shohim e qe na rrethon, qofshin krijesa apo objekte materiale.
 
Sa me thelle qe ne hyjme ne brendesine e tokes, aq me thelle hyjme ne brendesine e nenvetedijes tone. Gjithcka qe eshte e ngulitur ne toke (nenvetedije) eshte e ngurtë dhe e pandryshueshme. Keshtu eshte dhe me aspekte psiqike te cilat vetem atehere kur ndriqohen e  behen te vetedijshme, munden te integrohen. Kjo do te thote qe vetem vetedija eshte ne gjendje te transformoje. Eshte vetedija nepermjet te se ciles instinkte, te cilat jane te pandryshuara qe prej miliona vitesh, rafinohen dhe behen te pershtatshme per jeten tone te perditshme.
Ne brendesi te tokes (te nenvetedijes) ndodhet dhe gjithcka qe i perket te kaluares sone dhe qe ndodhet ne nje gjendje te ngurtesuar. Endrrat ne te cilat ne punojme token, jemi ne bodrum te shtepise apo ne nje tunel te erret, do te thone qe ne kemi hyre ne zonen e nenvetedijes. Ketu ruhen dhe te gjitha kujtimet negative si dhe aspekte te cilat ne nuk i pranojme per shkak se nuk jane ne perputhje me parimet tone morale, fetare apo sociale. Per kete arsye endrrat qe kane te bejne me elementin e tokes jane te rendesishme dhe nuk duhet te injorohen. Ato jane mesazhe, te cilat vijne nga nenvetedija jone. Keto endrra jane shume shpesh te pakendshme ose te frikshme sepse kane te bejne me anet tona te erreta te cilat duhet ti njohim, ti perpunojme e t’i integrojme ne vetedijen tone. Vetem atehere kur e bejme kete hap, keto aspekte nuk jane me elemente kercenuese ne endrrat tona.

Kristalet (Toke e ndriquar)

Kristali eshte nje forme e perkryer e elementit te tokes. Ai nuk eshte i paqarte e i paforme, por i shndritshem dhe me nje forme te percaktuar. Per kete arsye kristalet ne enderr simbolizojne dicka te vlefshme. Ne shume kultura shamaniste besohet se kristalet jane energjia e tokes e cila eshte e permbledhur ne nje forme te vecante (energji e kristalizuar). 

Simbole te „tokes“ dhe domethenia e tyre ne enderr
Shkembi: Objekt i ngurte e i palevizshem. Ka kuptimin e themelit.
Guri: Forma me e forcuar dhe me e perhershme e tokes.
Plehu: Shtresa me e larte e nenvetedijes, e cila eshte ne afersi te vetedijes. Simbolizon hapin e fundit te zhvillimit se nje aspekti shpirteror ose mendor nga nenvetedija ne vetedije. Aspektet emocionale dinamike te kesaj shtrese simbolizohen ne enderr me ane te disa kafsheve si psh. me ane te gjarperinjeve. (zvarriten mbi toke)
Punime nen toke ose ne toke: Permbajtje te nenvetedijes nxirren nga kjo e fundit ne siperfaqen e vetedijes dhe integrohen ne te.
Punime arkeologjike: Ballafaqim clirues me pervoja te se kaluares te cilat kane lene gjurme tek ne.
Gjetja e nje thesari: Nje proces njohurie; pervoja te vjetra integrohen dhe na sherbejne si njohuri te vlefshme jetesore.
Zbulime antike: Kujtime gati te harruara sillen ne kujtese dhe dhe ne kete menyra ato rigjallerohen.
Te varrosesh dicka ne toke: Ky veprim ne enderr simbolizon ndrydhjen e nje permbajtjeje shpirterore, dmth, te nje kujtimi, pervoje, deshire, frike, etj. Varrosja e dickaje simbolizon edhe shmangien e nje konflikti, duke e varrosur ate per pa e sqaruar. Ne kete menyre, nje problem ose konflikt nuk eshte me akut por ai prape vazhdon te ekzistoje si me pare, vetem se ne menyre latente.  
Shpella: Eshte nje zone brenda tokes ku mund te hysh ne te. Shpella eshte e erret por ajo eshte nje zone e arritshme ne toke. Shpella ne enderr do te thote qe nje permbajtje e nenvetedijes eshte ne nje faze ne te cilen ajo po behet e vetedijshem per njeriun. Ngaqe shpella dhe gropat ne toke jane formime natyrore, ato simbolizojne aspekte instinktore, te cilat ne nje proces diturie po integrohen ne vetedije.

Te jesh ne nje shpelle ne enderr do te thote qe ke hyre ne kontakt me forcen themeltare te nenvetedijes. Meqe kjo e fundit eshte burimi i gjithe force tone te brendshme, qendrimi ne nje shpelle simbolizon dhe nje vitalitet te forces se njeriut. Per kete arsye shpella natyrore ne enderr simbolizon lidhjen me themelin. Prandaj dhe ne shume kultura dhe besime fetare shpellave u jipet nje kuptim teper te rendesishem.
Bodrumi, dhoma e nendheshme, varri i nendheshem: Keta jane hapesira te krijuara nga dora e njeriut. Ne keto ruhen elemente si kujtime nga e kaluara, te cilat akoma nuk jane perpunuar nga vetedija jone. Keto elemente ruhen ne nenvetedije dhe presin per t'u sqaruar dhe integruar.
Fosile: Ndjenja te cilat ruhen te ngurtesuara ne nenvetedije e me te cilat njeriu aktualisht mund te ballafaqohet me to.

Uji

Uji ka disa domethenie si simbol i endrrave. Ne skalen e erresires dhe drites (nenvetedija- vetedija) ai pozicionohet midis tokes dhe ajrit.
Per sa i perket vetise se tij, uji nuk eshte aq i forcuar sa toka (permbajtjet psiqike jane me pak te forcuara se ato te tokes/nenvetedijes) Ai eshte nje substrat i cili mbulon me pak se toka por me shume se ajri.

Uji si element i percaktohet botes se ndjenjave. 

Pastertisa e ujit varion ne gjendje te ndryshme. Ai mund te jete shume i turbullt ose i felliqur, ose mund te jete i shume i paster si kristal. Per kete arsye uji si element ne enderr simbolizon nje lloj barometri me te cilin mund te dallohet se sa afer (i qarte) ose larg (i paqarte) ndodhet nje permbajtje psiqike prej njohjes dhe integrimit te tij ne vetedije. Thellesia e ujit ne enderr tregon se sa thelle gjindet i varrosur aspekti psiqik ne nenvetedijen tone. Kur nje person ndodhet ne nje proces, ne te cilin ai ben te vetedijshme aspekte te nenvetedijes se tij, atehere ky person enderron shpesh sikur ai zhytet ne uje te thelle, ose sikur ai noton ne ujera te thella.

Simbole te ujit dhe domethenia e tyre ne enderr  
Thellesia e detit: Zona e nenvetedijes
Dallget e detit: simbolizojne levizje (gjallerim)
Dallge te larta: Emocione te forta e te tronditura.
Vale e madhe uji e papritur: Ndjenja te cilat permbysin njeriun i cili ka endrren.
Uje i turbullt:
I paqarte: = Aspekti eshte vetem pak i vetedijshem. 
I papaster: = Ndjenjat jane ne konflikt me moralin.

Lumi:
Ka domethenjen e nje komponenti kohor: Lumi i jetes. Karakteristike e ketij simboli eshte qe uji nuk ndodhet ne qender te kuptimit dmth ai nuk eshte simboli me i rendesishem. Simboli me i rendesishem ne kete rast eshte mjedisi ne te cilin rrejdh lumi, dmth bota rreth tij.
Enderr: „Nga avioni shikoj poshte meje nje lum. Ai rrjedh midis kodrave, maleve e fushave. Ka dhe perrenj te vegjel te cilet rrjedhin gjate tij. Disa prej tyre kryqezojne lumin, bashkohen me te dhe ai behet me i madh.
Uji i lumit eshte shume i qarte dhe ka nje ngjyre te paster blu. Une e di qe ai lum eshte jeta ime, e cila me cdo njohje pasurohet dhe zhvillohet. Cdo bashkim i atij lumi me nje perrua tjeter eshte nje takim i rendesishem ne jeten time. Shoh plotesisht qarte se ka dhe dege lumi te cilat ndahen nga lumi dhe krijojne perrenje te ri"


(Domethenia: Ne mbremje kisha qene shume i deprimuar dhe ne ate gjendje me zuri gjumi. Para se te flija po mendoja qe jeta ime po merr nje rruge te paqarte, pa kuptim apo qellim. Nuk kam perkrahje prej askujt, madje gjithkush mundohet te me shtype e te me menjanoje. Nuk kam me force te krijoj jeten time ashtu sic dua.
Kur u zgjova, mu kujtua endrra qe kisha patur gjate nates. Tashme une e dija qe jeta ime ka nje qellim e ajo si ai lum ne enderr po rrjedh drejt atij qellimi. Pamja e atij lumi ishte shume e bukur dhe me eshte rrenjosur thelle ne mendje e me jep force.)


Pra endrra me lumin simbolizonte perfundimin e nje krize ne jeten e atij personi. Kjo krize kishte muaj qe zgjaste.


Uji si një komponent dinamik i lëvizjes: Qarkullimi i ndjenjave (sasia eshte ketu shume e rëndësishme: shume uje = shume ndjenja, pak uje=pak ndjenja; Dinamika e ujit: rrjedh me vrull apo ngadale?


Ne te dy simbolet e mesiperme (sasia dhe dinamika) uji eshte ne qender te domethenies. Ai eshte nje element, i cili ka nje ndikim vendimtar te mjedisi i tij: permbytje, ujitje, tharje, etj.

Burimi: Burimi simbolizon ujin e jetes i cili rrjedh nga themeli (nenvetedija) e qenjes tone. Burimi si simbol endrre ka nje kuptim gjallerues.

Shatervani: simbolizon ndjenja dhe emocione shume dinamike, te cilat perjetojne nje gjallerim te papritur.

Shiu: Shiu vjen nga qielli=uji i jetes (ndjenja) gjallerohet dhe rinohet nga shpirti (ajri, lartesia). Me pas shiu (ndjenja e gjalleruar) bie mbi toke dhe e ujit kete te fundit. Shiu ne enderr simbolizon nje forme te shnderrimit dhe te rigjallerimit.
Stuhia: Stuhia shkaktohet nepermjet bashkepunimit te shiut me furtunen dhe me rrufete. Shiu i percaktohet aspektit te ndjenjave, kurse stuhia simbolizon nje aktivitet psiqik te furishem. Rrufeja simbolizon, nje njohuri te cilen e bejme pa pritur e pa kujtuar. Kjo njohuri rrezikon te shkaterroje rregullin e vjeter, dmth jeten tone te perditshme. Stuhia pra simbolizon nje shperthim emocional te furishem, nje stuhi shpirterore.  
Mjegulla: simbolizon fshehjen, mjegullimin e nje aspekti ose gjeje. Mjegulla ne enderr mund te simbolizoje qe ne nuk jemi ne gjendje te dallojme apo te njohim dicka qarte, per arsye sepse vetedija jone eshte e mjegulluar. Mirepo mjegulla ne enderr ka dhe nje funksion portali. Dmth ajo funksionon si prag per te hyre ne nje sfere tjeter shpirterore (nenvetedija, bota e te vdekurve, etj) Keto sfera jane te panjohura per ne e per kete arsye ato jane te mjegulluara. Mirepo mjegulla nuk eshte ndonje pengese e pakalueshme. Nje zone e mjegullt mund te kalohet ne rast se njeriu guxon ta pershkoje ate.

Bora dhe akulli: Ne rast se ne enderr shohim bore dhe akull dhe keta duken te paster dhe shkelqejne, atehere ata simbolizojne nje energji te larte shpirterore e cila ka te beje me syrin e trete. (Agjnacakra/drita e cakres se agjnes)
Ne rast se bora dhe akulli ne enderr nuk shkelqejne, atehere ato simbolizojne nje ftohtesi emocionale ose nje ngrirje te ndjenjave. Ky problem ka te beje me ndjenjat tona, por ai mund dhe ti perkase nje njeriu tjeter i cili ndaj personit i cili enderron shfaq nje ftohtesi emocionale.
Pervec kesaj duhet dhe te dallohet midis ndjenjave te cilat mungojne dhe atyre te cilat shtypen dhe bllokohen me dijeni. Bora eshte jo vetem e ftohte (pa ndjenja/i ftohte) por ajo edhe mbulon token (ndjenja te shtypura) Kjo gjendje e dyte emocionale shkaktohet shpesh nepermjet nje vuajtjeje shpirterore. Kjo mund dhe te rezultoje nga nje menyre jetese ne te cilen personi nuk ka mundesi te shfaqe ndjenjat e tij e ne te cilen ai eshte i sunduar nga te tjeret.

Nje shembull: Te mos mund te ecesh perpara sepse debora te pengon. Kjo enderr simbolizon pengesat per shkak te se cilave personi nuk mund te zhvillohet ne jete. Keto pengesa te cilat simbolizohen nepermjet debores mund te jene nje ambient negativ familiar (prinder despote), mungesa financiare, nje semundje etj, etj.

Shkretetira: Per shkak te mungeses se ujit (uji=bota emocionale) shkretetira simbolizon nje varferi ndjenjesore. Shkreteria mund dhe te simbolizoje nje nxehtesi e cila than gjithcka. Ne kete rast nxehtesia eshte nje sasi e madhe e energjise jang, (jang=energjia mashkullore, aktiviteti, impulsiviteti, etj) Dmth qe personi eshte aq impulsiv saqe ai me sjelljen e vet  demton vetes.

Shtrat lumi i thare: Ky shkaktohet nga mungesa e ujit. Nje shtrat lumi i thate simbolizon nje mungese energjie (e kunderta e shkretetires) Ky simbol endrre mund te simbolizoje nje mungese ne energjien seksuale ose njeriu nuk ka energji ne pergjithesi, dmth ai nuk ka force per te perballuar jeten.
Gjetja e nje thesari ne det: Ky simbol shqafet shpesh ne endrra kur personi flet ne lidhje me problemet e tij me nje psikolog dhe kur problemet e tij nxirren ne pah me ane te psikoanalizes dhe kur nje zgjidhje e tij eshte me ne fund e mundshme.

Ajri

Ne fillim duket sikur elementi i ajrit shfaqet rralle ne endrrat tona. Por perkundrazi, jeta jone i percaktohet elementit te ajrit. Edhe pse nuk mund te fluturojme si shpendet ne ajer, ne jemi te rrethuar prej tij ne cdo moment te jetes tone. Ajri ben te mundur jeten tone. Per kete arsye ai simbolizon jeten tone te perditshme si dhe ndergjegjen tone.


Shpendet jane kafshe te cilat ngrihen nga zona jone (toka= siperfaqja) ne ajer. Ato i takojne qiellit. Ky eshte zona midis sferes kozmike dhe tokes. Cdo krijese qe jeton ne kete zone te qiellit ka nje funksion ndermjetesimi ne enderr. Engjujt pershkruhen si qenje me trup njerezor dhe me flakra si te zogjve. Flakrat e engjejve simbolizojne pikerisht kete funksion te engjejve si ndermjetesues midis sferes kozmike dhe tokes (zotit dhe njerezimit)  


Ajri si element simbolizon sferen mentale dmth. mendimet dhe logjiken.

Elementet e ajrit dhe domethenia e tyre ne enderr
Era: Era ka nje karakter dinamik dhe simbolizon aktivitete mentale te papritura e te furishme. E zakonshmja vihet ne pikepyetje dhe zevendesohet nga dicka e re. Eshte mire kur njeriu eshte i forte dhe i qarte ne vetvete ne rast te ketyre shnderrimeve dhe transformimeve. Endrra ne te cilat njeriu ndodhet ne nje anije e cila po mbytet apo ne nje aeroplan i cili po rrezohet simbolizojne nje ekuiliber shpirteror te kercenuar. Pra, keto lloj endrrash jane nje sinjal ne rast rreziku i cili rezulton nga nje krize emocionale apo mentale.

Avioni: Mjetet fluturuese jane produkte teknike dhe si te tilla ato simbolizojne ide dhe deshira (keto jane konstrukte mentale) Ne kete rast mund dhe te thuhet se idete dhe deshirat nuk kane te bejne shume me realitetin. Rrezimi i nje avioni ne enderr mund te simbolizoje mosplotesimin e nje deshire apo plani. (keto shkaterrohen kur bien mbi toke, dmth kur perplasen me realitetin)
Aeroplanet si mjete transporti personale kane nje kuptim tjeter. Ata simbolizojne nje aktivitet mental te shpejte nga nje zone ne nje zone tjeter (nga nje vetedije ne nje vetedije tjeter) Si i tille, aeroplani personal sherben dhe si nje portal nga nje gjendje ne nje tjeter: nga gjumi ne zgjim dhe zgjimi ne gjume.
Sulm i armiqshem nga nje aeroplan tjeter: endrra te tilla simbolizojne sulmime mentale te cilat i perjetojme ne te perditshmen tone: thashetheme mbi neve, fjale te keqija, sharje, fyerje dhe genjeshtra. 

Ylberi: bashkon qiellin (driten) me token, si dhe me ajrin dhe ujin. Meqe ylberi bashkon kater elementet njekohesisht, ai kuptohet si nje simbol i teresise dhe persosmerise (ose se paku i fillimit te kesaj se fundit) Kjo persosmeri mund te kete te beje me tere qenjen e njeriut ose vetem me nje aspekt te qenjes se tij.

Pupla: Simbol i pjeserishem i cili i perket shpendeve. 

Drita/Zjarri

Ne alkimi, zjarri eshte elementi i katert. Me zjarr alkimisti mund te punonte e te fillonte shume procese te ndryshme. Kurse drita ne alkimi kuptohej si shenje kozmike e cila simbolizohej nepermjet diellit, henes dhe yjeve.


Principet e larta kozmike shfaqen ne endrra me ane te diellit, yjeve dhe henes. Por keto lloj endrrash jane te rralla.


Kur ne enderr, zjarri nuk shfaqet si nje simbol i rrezikshem per shkak te nxehtesise se tij, atehere ai i percaktohet zones se drites. Zjarri ne keto endrra simbolizon transformimin e nje aspekti te erret ne drite. Dicka e papaster pastrohet me ane te drites se tij, dhe kjo pervoje integrohet ne personalitetin tone si dicka e rendesishme. Ne purgator shpirtrat me ane te zjarrit pastrohen nga mekatet e tyre. Vetem pas ketij transformimi atyre u lejohet hyrja ne parajse. 

bottom of page