top of page

Qendra e vetedijes tone eshte truri. Ai eshte i programuar qe me ndihme te sensoreve te krijoje nje pamje nga jashte, dmth te krijoje boten qe neve shohim.

Simbolet enderrore dhe prejardhja e tyre

Mirepo perpunimi i informacioneve nevojit kohe dhe koha eshte dicka shume e cmuar. Ne nje situate te rrezikshme njeriu duhet te reagoje shume shpejt qe te mund mbijetoje ose ta shmange rrezikun. Ne jo vetem qe duhet te shohim nje objekt ose imazh por edhe duhet ta njohim ose dallojme. Per kete arsye modelet themelore te cilet jane ndertuar nga truri, nuk jane vetem elemente ndertimi sensor, por ato jane dhe te ngarkuar me emocione si dhe jane te kategorizuar e te lidhur me njeri tjetrin. Ky bashkepunim ose korelacion jep nje kuptim ose nje simbol tjeter.

Mirepo numri i sensoreve (linjat, rrathet, njollat e ngjyrave) te cilet transportohen nepermjet syrit ne tru duhet te mbahet i vogel. Sepse sa me e madhe sasia e datave te cilat duhet te perpunohet nga truri yne, aq me i gjate dhe i komplikuar eshte procesi i perpunimit. Per kete arsye truri krijon nje sasi modelesh bazore, ne te cilet rrjedhin inputat te cilet me pas formojne ate qe neve shohim.

Keto modele themelore te ngarkuara me nje ndjenje oder emocion te vecante si dhe korelacionet midis tyre jane elementet e enderrave. Jane pikerisht keto modele, te cilet neve i takojme ne endrrat tona ne forme simbolesh.

bottom of page