Simbole te pastertise shpirterore dhe mendore
Disa here ndodh qe ne shohim endrra qe na japin ndonje sinjal ne lidhje me gjendjen tone shpirterore. Ne keto endrra shume here shfaqen elemente te cilet na tregojne se ne jemi ne nje faze te nje rinimi dhe pastrimi shpirteror. Kjo ndodh kur ne psh. heqim dore nga nje veti karakteri negative ose kur perpiqemi te kemi nje jete te dlire e te jemi ne rrugen e zotit.
Mirepo ndodh qe shume nga ata njerez, te cilet ndjekin rrugen fetare ose spirituale, besojne se nese ata ndjekin rregullat si dhe bejne pikerisht ashtu sic u thote prifti ose hoxha, ata jane ne rruge te drejte e gjithcka eshte ne rregull. E njejta gje ndodh edhe me persona te cilet bejne joge dhe besojne se me disa meditacione dhe me teknika frymemarrjesh kane arritur shume. Qe kjo nuk eshte kaq e lehte, tregohet shume qarte ne endrra.
Shembull i nje rasti te tille
„Ne enderr jam duket mbushur lavatricen me rroba te ndyra. Mirepo ngaqe e mbush me shume rroba, ajo bllokohet. Uji fillon te rrjedhe nga jashte. Krejt banjoja eshte e mbuluar me uje.
Mu desh ti nxjerr rrobat jashte nga lavatricja dhe ti fus perseri por kesaj here me kujdes e nje nga nje. Me pas e ndeza dhe ajo funksionoi pa problem“
Endrra tregon qarte se metoda e pare e larjes jo vetem qe nuk ishte korrekte por edhe e demshme.
Rroba te ndyra simbolizojne veti ose mendime negative te cilat personi perpiqet t’i menjanoje.
Lavatricja simbolizon mjetin, dmth menyren e pastrimit. Personi nuk ka kujdes dhe mundohet te laje shume per njehere, mirepo kjo nuk shkon mire sepse eshte nje menyre impulsive dhe jo e qete.
Uji qe del nga jashte perfaqeson gjendjen emocionale te dale jashte kontrollit. (Uji perfaqeson ndjenja dhe emocione)