top of page
Bota e endrrave si nje dritare e transendences

 

Ne portalin e endrrave une po perpiqem tu ndihmoj te gjithe atyre te cilet deshirojne te kuptojne boten e endrrave te tyre. Per kete arsye une kam publikuar ketu disa shembuj per te kuptuar simbolet e endrrave. Sigurisht qe ka shume materiale te ndryshme, ka libra si dhe faqe interneti ku cdokush mund te lexoje per simbolet e endrrave. Mund te gjinden dhe shume shpjegime si dhe udhezime ne lidhje me boten e endrrave. Cfare jane ato, perse enderrojme, etj etj. Por te gjitha keto shpjegime jane intelektuale ose persa i perket shpjegimeve te simboleve, thjesht paragjykime. Dhe asnje prej tyre nuk arrin te shpjegoje gjithcka qe njeriu enderron.

 

A keni kerkuar ndonjehere te kuptoni simbolet e nje endrre qe keni patur dhe keni ndjere qe shpjegimi i simbolit qe keni gjetur ne internet apo ne liber nuk eshte mesazhi i endrres? Kjo ndodh pikerisht prej faktit qe cdo enderr lidhet vetem me personin i cili e enderron. A keni pra ndonje enderr te cilen asnje liber e asnje faqe interneti nuk mund ta shpjegoje? Ja pra, kjo eshte bota e shpirtit. Endrrat jane rezultatet e tij.


Pra nuk eshte rruga e drejte kur njeriu shkon vetem sipas asaj cka i thone te tjeret ne lidhje me boten e shpirtit te tij. Kjo si dhe simbolet e saj duhet te kuptohen e jo thjesht te shkohet sipas asaj qe gjykojne te tjeret.

Gabimi me i madh qe njerezit bejne sot kur ata perpiqen te shpjegojne enderrat e tyre, eshte qe ata nuk diferencojne. Shume njerez orientohen ne libra te nje kulture tjeter. Marrim psh. nje liber i cili shpjegon enderrat sipas menyres arabe. Arabet kane nje kulture tjeter si dhe nje mentalitet komplet tjeter. Per nje arab derri eshte nje kafshe e ndyre dhe ne enderr ai perfaqeson dicka te felliqur, dicka e cila duhet te menjanohet me cdo kusht. E njejta gje ndodh edhe me gjarprin ne kulturen kristiane. Ai shikohet si nje kafshe e mallkuar ose negative.
Mirepo derri ne kulturen asiatike ka nje simbol krejt tjeter! Ai ne enderr perfaqeson pasuri ose nje fat te mire i cili vjen papritur. Gjarpri perfaqeson mencuri dhe force psiqike.
Kjo do te thote qe njeriu kurre nuk duhet te bazohet ne shpjegimet e nje kulture tjeter sepse cdo kultur ka mentalitetin e saj. Po ashtu edhe cdo njeri ka opinionin si dhe pervojen e tij ne lidhje me nje objekt. Shpjegimi i endrrave nuk duhet te behet kurre vetem ne baze te asaj cka thone te tjeret.

Ju nuk keni as perse te shkoni sipas shpjegimeve te mija. Rruga e drejte eshte qe njeriu te lexoje, te informohet, te peshoje cdo fakt dhe ne fund te vendose sic i thote zemra e mendja e vet. Kjo eshte nje e vertete absolute dhe vlen per gjithkend.

bottom of page