top of page

Ne nje faqe me pare kam shpjeguar se simbolet e endrrave jane prodhimi i nje procesi cerebral. Pervec kesaj keto simbole jane dhe elemente ndertimi dhe per kete arsye ato duhet te krijojne rregulla, te cilet jane per te gjithe njerezit te njejta.  


Nepermjet nje kontrolli te thjeshte ne arrijme tek nje skeme, e cila na tregon se cilet elemente jane me te rendesishme per nje organizem, ne kete rast per njeriun e per mbijetesen e tij.

Sipas kesaj mund te themi qe me e rendesishmja per njeriun eshte vetja e tij. Kjo eshte ne qender te interesave te tij dhe per kete arsye ajo eshte dhe qendra e te gjithave simboleve te krijuara.

Mirepo kjo qender, e cila eshte vetvetja e njeriut, nuk eshte nje abstrakt filozofik, por nje ndertese trupore me struktura, si dhe me mundesi per te vepruar dhe me perceptime. Te gjitha keto jane elemente me te cilat njeriu eshte ne korelacion me mjedisin, dhe nga kjo perspektive njeriu e mat dhe mjedisin ne te cilin ai jeton.


Per kete arsye hierarkia me e larte e simboleve permban ate cka neve perceptojme me shqisat tona fizike, dmth ate cka neve jemi ne gjendje ose te predisponuar te shohim. Ajo qe vjen me pas, dmth. bota e mjedisi ku neve jetojme, matet dhe gjykohet sipas mundesise e kapacitetit tone.


Nje shembull: Ne fillim kater pikat kardinale ne qiell (jugu, veriu, lindja dhe perendimi) na duken logjike dhe si nje fakt i padiskutueshem. Mirepo ne te vertete dielli leviz ne forme krahu dhe lindja e perendimi  i tij ekzistojne vetem ne perceptimin tone. Eshte njeriu ai i cili e percepton levizjen e diellit ne nje forme kryqi ne mes te se cilit eshte ai vete e ne te cilin ai e ndan boten ne kater pika kardinale dhe zona. Ky eshte nje shembull ku simbolika e cila rezulton nga anatomia jone njerezore formon dhe nderton boten tone.

1. Simbole ne baze te trupit tone

  • Orientimi hapesinor dhe kohor

Origjine dhe burim i orientimit dhe vleresimit tone per boten eshte trupi yne. Ky eshte i ndertuar ne nje menyre te tille nga e cila rezultojne dy drejtime kryesore: levizja dhe perceptimi yne vizual. Keto jane zonat kryesore te botes sone dy-dimensionale. Ka dhe dy drejtime te tjera te cilat neve i perceptojme vetem pjeserisht e te cilat jane ajo cka eshte siper nesh dhe poshte nesh. Siper nesh gjindet qielli, dielli e yjet e neve vetem mund te shohim nga lart. Cfare ndodhet brenda ne toke, kete ne vetem mund ta perfytyrojme sepse smund ta shohim.

  • Levizja dhe veprimet

Ne ecim perpara dhe ndersa ecim jemi ne gjendje te perdorim duart per te kryer nje veprim.
Po te ecnim nga prapa, asnje prej nesh nuk do ishte ne gjendje te levize perhere ne kete menyre si dhe askush nuk do ishte ne gjendje te perdorte duart pa patur probleme me koordinacionin. Trupi yne nuk eshte konstruktuar te ece ne nje menyre tjeter pervecse perpara.

  • Perceptimi vizual

Aftesia e levizjes para e prapa perforcohet nepermjet nje prej shqisave me te rendesishme te trupit tone: shikimi.
Ne shohim ate cfare ndodhet perpara nesh. Si rezultat i kesaj jemi ne gjendje te njohim mjedisin. Zona qe gjindet para syve tone pra i perket vetedijes tone sepse ne jemi ne gjendje ta njohim e ta dallojme e te reagojme qarte.
Mirepo cfare eshte prapa nesh, nuk mund ta shohim direkt per pa kthyer koken. Per kete arsye njeriu ndjehet i pasigurt dhe i kercenuar nga ajo cka ndodhet pas tij. Ky aspekt i perket nenvetedijes tone, sepse eshte i pakontrollueshem. Mund te ndodhe gjithcka, por ne nuk mund ta dallojme per pa u kthyer nga pas.
Zonat anesore majtas e djathtas jane zona te ndermjetshme ne lidhje me aftesine tone te levizjes, te perceptimit vizual si dhe te simbolikes.

  • Simbolika kohore dhe hapesinore

Para nesh eshte rruga, te cilen duhet ta pershkojme, (E ardhmja)
Prapa nesh eshte hapesira te cilen e kemi pershkuar (E kaluara)

Mirepo: Nder faktoret e mjedisit ku jetojme, jane disa prej tyre te cilet qe prej milionesh vitesh kane nje vlere te pacmueshme per specien tone dhe zhvillimin e saj. Keto faktore rrenjosen ne sjelljen tone instiktive dhe jane elemente vendimtare per krijimin e diversitetit se gjallesave. Ne baze te domethenjes se tyre arkaike keto simbole quhen „simbole kozmike"

C'do te thote kjo? Ne kurre nuk duhet te perqendrohemi mbi driten ose erresiren per te kuptuar a eshte nate apo dite. Kur jemi duke ecur ne rruge dhe vezhgojme cdo gje me vemendje, kurre nuk pyesim veten a eshte dite apo nate. Kete fakt neve e perceptojme vetvetiu pa u menduar fare. Perse? Sepse truri yne eshte i programuar te percetoje disa elemente te jeteses sone pa nderhyrjen tone. Drita dhe erresira si dhe disa elemente e tjera ta natyres jane te domosdoshme per mbijetesen tone. Pra, si te tilla, ato jane dhe ne enderr simbole me nje aspekt kozmik, dmth shume te rendesishme.


Disa simbole te rendesishme te kesaj kategorie:

  •      Polariteti midis Drites dhe Erresires

  •     "Parajsa dhe ferri" (Rregull dhe Kaos)/ Siper e poshte

  •      Kushte topografike te pergjithshme  

  •      Kater elementet (toka, uji, zjarri, ajri)

Hierarkia e simboleve

Ne vazhdim do te ndjekim nje kategorizim te simboleve sipas rendesise se tyre ne baze te aspekteve: njohja e struktures, orientimi dhe se cfare kuptimi kane keto simbole per jeten tone.  

  • Simbole ne baze te trupit tone

  • Simbole nga strukturat e zakonshme te mjedisit

  • Simbole nga jeta jone e perditshme

  • Simbole nga pervoja jone individuale

2. Simbole prej strukturave te zakonshme te mjedisit

 

Ne jemi ne gjendje te njohim nje numer shume te madh simbolesh ne mjedisin ku jetojme. Mirepo truri yne, i cili duhet te dalloje midis asaj cfare eshte e nevojshme si informacion e cfare eshte e panevojshme, eshte i programuar ne nje menyre te tille qe ai duhet te vendose dhe se cfare elementesh te mjedisit tone jane te rendesishme per neve. Per kete arsye ai i ve prioritet atyre elementeve te mjedisit tone, te cilat jane te nevojshme e te rendesishme per ekzistencen tone.

Perfytyro sikur po ecen nje nje rruge ne qytet. Ti me siguri qe sheh gjithcka cka eshte para teje, sheh fasadat e shtepive, rruget, njerezit, makinat e cdo gje tjeter. Mirepo ti nuk do ishte kurre ne gjendje te mbaje mend gjithcka qe ti ke vezhguar gjate shetitjes. Ti do te mbaje mend vetem ato objekte ose detaje te cilet ty te kane bere pershytpje, apo jo? Pra, edhe pse gjithcka gjindej para syve tane, ne kemi vene re vetem ate cka ka terhequr vemendjen tone (vetedijen)

3. Simbole te jetes sone te perditshme

 

Keto simbole kategorizohen nje skale me poshte se simbolet „kozmike“ Ketu behet fjale per objekte te cilet perbejne mjedisin tone dhe qe na ndihmojne ne jeten tone te perditshme. Keto jane rruget, shtepite, mjetet e levizjes e te transportimit, pengesat si dhe ndihma per te gjendur rrugen, mjetet e e komunikacionit (telefoni, televizori, kompjuteri, radiot, etj)

4. Simbole nga pervoja jone individuale

 

Keto simbole endrrash duhet te dallohen vete sepse ato jane nje rezultat i jetes tone dhe per kete arsye ato kane nje karakter individual te cilin vetem krijuesi i tyre mund te kuptoje domethenien e tyre. Per nje shites peshku, frutat e detit dhe peshku kane nje kuptim krejt tjeter se per njerezit e tjere. Ato jane objekte te jetes se tij te perditshme. Per nje person i cili jeton larg deti gjallesat e detit jane dicka e jashtezakonshme dhe nese ai enderron per to, atehere ato simbolizojne elemente psiqike e arkaike dhe jo te perditshmen e tij.

 

Pra ne cdo here duhet te dallojme se cfare domethenie personale ka nje element i cilit na shfaqet ne enderr dhe a eshte ai pjese e jetes sone te perditshme/individuale apo jo.

bottom of page