top of page

Para se te fillojme me shpjegimin e simboleve te ndryshme, ne me se pari duhet te kuptojme se cfare lloj gjuhe perdorin endrrat tona per te komunikuar me ne dhe pervec kesaj kush komunikon me neve nepermejt tyre.


Ne jeten tone te perditshme ne komunikojme me ane te aftesise tone te se shprehurit. Komunikimi yne ditesor eshte pra vokabular.
Por kjo nuk eshte e vetmja menyre e komunikimit. Biologjia njeh dhe menyra te tjera te tij: kafshet komunikojne me ane te eres ose te aromes qe ato leshojne ose me ane te mimikes e te shprehjes trupore. Qelizat nga ana tjeter komunikojne nepermjet tyre me ane te komplekseve kimike. Edhe ne njohim nje arome ose shije dhe ne baze te pervojes mund te themi a eshte e kendshme apo jo. Po ashtu, ne mund te komunikojme me njeri tjetrin me shenja ose me gjeste. Por ky lloj komunikacioni eshte thjesht nje lloj ndihme per ne.


Ky pra eshte ndryshimi midis njeriut dhe kafsheve si dhe pjeseve te tjera te natyres. Komunikimi vokabular eshte nje aftesi njerezore.


Mirepo ka edhe nje menyre tjeter komunikacioni e kjo menyre perdoret vetem nga nenvetedija jone. Kjo eshte zhvilluar shume me heret se vetedija. Komunikimi vokabular eshte nje aftesi e vetedijes. Nenvetedija perdor ne vend te fjaleve mjetin vizual, dmth pamje ose imazhe. Keto jane enderrat. Endrrat pra jane gjuha e nevetedijes tone.

Ëndrrat janë gjuha e nenvetedijes

Nje shembull: Me siguri qe edhe ndodh qe neve ne enderr flasim me dike tjeter. Mirepo kjo nuk ndodh shume shpesh. Endrrat jane si nje film pa ze. Perfytyro sikur ti gjindesh para nje kompjuteri. Mirepo ti as nuk mund as te flasesh e as te levizesh. Ne kete rast nuk mund te komunikosh as me fjale e as me gjeste.
E vetmja menyre e komunikimit qe ke, eshte ajo qe me ate ne fantazise te krijosh imazhe ne kompjuter. Me ane te ketyre imazheve ti duhet te shprehesh vetveten.


Perfytyro tani sikur ti deshiron te besh te qarte se je i uritur ose ke etje. Me cfare lloj imazhesh do te shprehje kete nevoje? Ose me cfare imazhesh do te beje te qarte qe ke frike? Si do te mund te shpreheshe kur nuk ke mundesi te flasesh? E ne cfare rendi do ti vije imazhet ne menyre qe ato edhe ne relacion me njera tjetren te kene nje kuptim e te shprehin nevojen ose deshiren tende? Eshte interesante ta shikosh kete proces nga kjo ane, apo jo?

Pikerisht keshtu komunikon nenvetedija me neve. Ajo shprehet me ane te imazheve.


Pra, endrrat jane komunikimi i nenvetedijes me neve kur fleme. Gjate dijes ne jemi gati plotesisht te zene me vetedijen tone. Nenvetedija ndodhet ne kete rast ne nje gjendje pasive. Ajo behet aktive kur fleme, dthm kur neve nuk jemi me te vetedijshem.

bottom of page