Yoga e endrrave eshte nje nga gjashte disiplinat kryesore ne budizmin vaxhrajan. Ky eshte nje nga tre deget kryesore te budizmit.
Qellimi ne kete lloj joge eshte pezullimi/ndalimi i mendimeve si dhe mbarimi i iluzioneve. Hapi i pare ne kete metode ishte te arrije luciditet ne enderr. Kjo do te thote te jesh ne gjendje ne enderr te kuptosh qe je duke enderruar. Si pasoje, arrijme ne te nje vetedije ditore te plote. Kjo eshte nje gjende teper e jashtezakonshme dhe njeriu mund te fitoje nje pervoje shume te madhe nese ai arrin te behet lucid.
Hapi i dyte ne jogen e endrrave pas arritjes se luciditetit ishte te ndalosh ngjarjen ne enderr e te fillosh te meditosh. Dmth. qe personi i cili enderron, eshte ne gjendje jo vetem te kuptoje qe ai po enderron (gjendja lucide) por dhe te ndale endrren, (pavaresisht se per cfare behej fjale ne te) e te filloje te meditoje. Nepermjet meditacionit ne enderr njeriu mund te arrije te menjanoje iluzionet, te kuptoje vetveten me mire, te njohe potencialin e tij shpirteror e te aktivizoje kundalinin. Kjo eshte nje energji shpirterore e cila aktivizohet vetem atehere kur njeriu ka arritur nje nivel te larte shpirteror. Keshtu njeriu me ane te saj mund te arrije gjendje shume te forta meditative, te cilat jane te karakterizuara prej nje intensiteti shume te madh ndenjash positive.
Por edhe ne boten perendimore (Evropa dhe Amerika e Veriut) ka nje lloj dispipline e cila eshte shume e ngjashme me jogen budiste te endrrave. Mirepo tek ne qellimi nuk eshte me arritja e luciditetit ne enderr e meditimi ne te, por perfeksionimi i projeksionit astral. Cdo te thote kjo? Njeriu nuk perbehet vetem prej trupit fizik por ai po ashtu ka dhe dy trupa te tjere: njeri prej tyre eshte trupi eterik kurse tjetri ai astral. Te dy perbehen prej energjise elektro-magnetike ose fluidale te njeriut. Njeriu kur fle, e transporton vetedijen e tij ne trupin eterik dhe del me kete prej trupit fizik cdo nate dhe pezullon me te gati nje meter mbi trupin fizik e karikohet me energji. Ka shume njerez te cilet e perjetojne daljen prej trupit fizik me vetedije te plote.
Njeriu jo vetem qe mund te dale pra nga trupi fizik por ai edhe mund te dale komplet jashte e te vizitoje boten astrale e cila eshte pothuasje e pafund. Ne kete rast ai largohet prej trupit me ane te trupit astral. Ky perbehet prej nje lloj energjie shume me te lehte e te larte se ajo e trupit eterik. Me ane te trupit astral i cili si trupi eterik i ngjan atij fizik, njeru mund te vizitoje shume vende te tjera, astrale por edhe persona e vende ne boten tone fizike. Pra bota jone e trupi yne nuk jane te vetmit qe ekzistojne e njeriu nuk eshte prej mishi e gjaku por ai eshte nje qenje e pavdekshme me disa trupa me ane te te cileve ai vepron ne kete bote e ne botat e tjera.
Joga e enderrave ka pra per qellim rritjen e vetedijes ne enderr. Sepse endrrat jane si nje ure ne zonat e tjera te vetedijes por edhe tek ato astrale.
Kurse ne kulturen tone perendimore nuk synohet luciditeti e meditacioni ne enderr per te mbaruar mendimet, por rritja e vetedijes si dhe rritja e aftesise astrale. Eshte e mundur te jesh ne enderr, te kuptosh qe je duke enderruar e prej endrres te kalosh vetedijen ne trupin astral e te kesh keshtu nje pervoje astrale. Dmth te shkosh ku te duash me te.
Per fat te keq joga budiste e endrrave me kalimin e shekujve u dogmatizua ne nje menyre shume intensive. Sot propagohet se askush nuk eshte ne gjendje te ushtroje kete teknike pa patur nje mesues i cili te udhezon ne cdo hap. Pervec kesaj jane integruar ne te edhe shume rituale e dogma. Si pasoje, kjo lloj joge ka humbur natyralitetin e saj.