Rruga
Simbole endrrash ne kete tekst:
Rruga e ngushte/e gjere
me kthesa
ne drejtim te larte
ne drejtim te poshtem
Rruge pa dalje
Degezim
Kryqezim
Lum
me gure
e permbytur
Carje ne toke
Mocal
Ndërsa mjetet e transportit simbolizojne mundësite tona të natyrshme të përparimit, rruga ne enderr simbolizon situatën e jashtme, përmes të se ciles kalon rruga e jetes tone.
Rruga ne enderr si nje perspektive e se ardhmes ose si nje pershkrim i se tashmes mund të përfshijë të dy aspektet jetike ne lidhje me zgjidhjen e problemeve-ato të brendshmet dhe te jashtmet.
Cdo simbol endrre qe ka te beje me rrugen, nuk është vetëm shprehje e një menyre jetesore. Ai gjithashtu eshte i lidhur dhe me nje qellim te vecante. Nje enderr ne te cilen shfaqet nje rruge ose nje kompontent i saj shume here eshte nje fushë eksperimentale, në të cilen njeriu provon disa lloje zgjidhjesh per nje problem te jetes se tij ose per nje situate te veshtire, ne te cilen ai gjindet ne jete.
Rruga ne enderr po ashtu mund te simbolizoje nje rekapitulim te se kaluares, dmth. ajo simbolizon jeten qe kemi kryer me sukses.
Pervec kesaj, rruga ne enderr ka dhe nje domethenie si simbol pragu, si psh. kalimi nga zona e vetedijes ne nje zone tjeter.
Per sa i perket gjendjes te cilen rruga ka ne enderr, domethenia e saj simbolike eshte e qarte. Madje keto simbole neve i perdorim dhe ne te perditshmen tone (te jesh ne rruge te gabuar, te ecesh ne rruge te drejte, etj)
Per te patur nje interpretim te sakte te simboleve te endrrave dhe per te fituar nje njohuri te vlefshme prej tyre duhet pra t‘i vihet rendesi cdo detaji qe ka te beje me rrugen, si psh. drejtimi i saj, gjendja, pamja, etj. E rendesishme eshte edhe nese ne enderr jemi ne gjendje te dallojme fundin e rruges dhe detaje te tjera si psh. sa afer apo larg ndodhet fundi i saj, a mund ta dallojme pa veshtiresi, a eshte nje vend i panjohur per ne apo jo, etj, etj.
Llojet e rrugeve: Perspektiva te se ardhmes se aferme, tendenca zhvillimi tek ndjenjat, probleme per te cilat neve mendojme, etj)
Pengesa ne rruge: Ters ne lidhje me zgjidhjen e problemeve, vështirësi fizike.
Karakteristika rrugore
Rruge me kthesa: pikepamje jo te drejtperdrejta dhe te paqarta
Rruge e ngushte/shteg: e frekuentuar rralle, nuk bie ne sy
Rruge e gjere: rruge e vetedijshme dhe e lehte
Rruge qe shkon perpjete: ka dy kuptime a) rruge e veshtire ose b) Rruge e cila te con drejt nje rritje te vetedijes (kur njeriu fillon te kujdeset per zhvillimin e tij shpirteror)
Rruge me drejtim nga poshte: Zbritje ne zonat e thella te vetedijes
Rruge qe shkon poshte e lart: ky simbol ka te njejtin kuptim si dhe ne jete (nje here mire e nje here keq)
Rruge pa dalje:
a) te mundohesh me kot per dicka
b) te arrish ne kufi te dickaje (te nje problemi, te nje ceshteje)
c) te kesh marre nje rruge te gabuar.
Rruge me mure pergjate saj: Rruge pa rrugedalje tjeter si dhe pa mundesi per te pare nje alternative tjeter ose per te pare mjedisin. Njeriu do apo s‘do duhet te ece ne ate rruge.
Degezim i rruges:
a) Udhëkryq ne lidhje me dëshira ose qellime te cilat jane ne kundershtim me njera-tjetren.
b) Personi i cili ka kete simbol endrre duhet te marre nje vendim ne lidhje me nje problem
c)Kthese e papritur ne jete
Ana e majte e rruges ne enderr simbolizon ndjenjat, ana e djathte logjiken. Varet pra se ne cmenyre njeriu do te perballoje te ardhmen tij, dmth, a do t’u jape ne te ardhmen prioritet ndjenjave, dmth. a do te degjoje zemren apo a do ti jape prioritet logjikes. Kjo lloj endrre ne te cilen njeriu vendos te marre anen e majte ose te djathte te rruges tregon perspektiven e se ardhmes se tij.
Kryqezimi: ka te njejten domethenie si degezimi. Pervec kesaj kryqezimi do te thote qe njeriu ka mundesi te vazhdoje te ece ne te njejten menyre si deri me sot.
Lumi: ne ndryshim me rrugen, lumi ne rradhe te pare simbolizon forcat transportuese, dmth ndjenja ose situata te cilat na nxjerrin jashte konceptit dhe e c’akordojne jeten tone. Lumi pra simbolizon nje rruge ne te cilen dominojne ndjenjat. Rrjedhja e ujit simbolizon kalimin e kohes. Burimi i lumit eshte burimi dhe vendi i zhvillimit (te ngjarjeve, te jetes, etj.)
Te shkosh kundra rrjedhjes se lumit/ ne drejtim te burimit te tij: kthim ne te kaluaren
Te shkon me rrymen e lumit: te parashikosh te ardhmen
Perfundimi i lumit ne det: Fundi i jetes ose i menyres se jeteses aktuale
Rruge me gure: Pengesa, veshtiresi
Pjese te rruges jane te permbytura: Emocionet pengojne perparimin ne jete
Toka cahet papritur para syve: Nje aspekt negativ i nenvetedijes do te na dominoje papritur e pakujtuar
Rruge e cila eshte e mbushur me rrenje dhe shkurre e keto na pengojne te ecim perpara: Rrezik i humbjes se vetvetes ne kaosin e nenvetedijes
Mocal: Mocali ne enderr simbolizon nje situate ne te cilen instinkte ose deshira te pavetedijshme te njeriut mbizoterojne mbi logjiken dhe parimet e tij ose te shoqerise. Keto deshira njeriu i mohon sepse ato nuk jane ne konform me moralin e tij ose te shoqerise. Per kete arsye ato ndodhen te shtypura ne nenvetedijen e njeriut dhe si rezutalt ato jane te pavetedijshme, por prapeseprape latent- aktive.
Ura: Kalimi nga nje zone ne nje zone tjeter (simbol pragu/zone kufitare)
Ure guri: Rruge solide me dominim te elementit te tokes
Ure me litare: Dominim i elementit te ajrit. Eshte e rrezikshme sepse i mungon baza (elementi ti tokes)
Tuneli: Rruge e cila te sjell ne zonen e nenvetedijes (simbol pragu)