top of page

Koha për të ëndërruar është jeta jonë e dytë që na është dhuruar. Nese ne e leme pas dore kete bote të brendshme, atehere ajo është kaotike dhe agresive.

Shumica e njerëzve besojnë se ata janë të ekspozuar ndaj botës së ëndrrave e besojne se nuk kane asgje ne dore ne lidhje me ate qe ndodh ne enderr. Por kjo nuk është e vërtetë. Ne mund të bëjmë shumë, dhe mund te perfitojme pa mase nga ato.   

Cfare mund te bejme pra?
 

Ne mund te vezhgojme endrrat dhe te mesojme prej tyre. Mund te perpiqemi te kuptojme mesazhin e tyre. Cfare duan te na thone ato? Por a jemi gati ta kuptojme mesazhin e tyre?

 

Ashtu sic ëndrrat janë të lidhura me jetën tone te përditshme, po ashtu është e lidhur dhe jeta jone me ëndrrat qe perjetojme. Kjo ndodh per arsye se tek ëndrrat shfaqet shpirti ynë. Ai shfaqet ashtu sic eshte, me të gjitha forcat e tij. Endrrat jane pra nje bote te cilen shpirti yne e krijon vete. Ajo qe ne perjetojme ne kete bote te endrrave ndikon dhe ne jeten tone te perditshme. Zakonisht ne nuk e dallojme kete ndikim, sepse ai shfaqet vetem si nje ndjenje e papercaktuar.

Bota e endrrave pra, e cila krijohet prej shpirtit tone, ndikon shume ne jeten tone te perditshme dhe shume here ajo ndikon dhe formeson fatin tone. Prandaj mund te themi se me te vertete në ëndërr, shpirti ynë manifestohet me forcat e tij magjike.

 

Mirepo kush prej nesh deshiron t'u jete i ekspozuar ketyre forcave shpirterore pa asnje lloj ndihme e i pafuqishem? E kush mund te arratiset prej tyre? Kudo qe te ike, ai nuk ka shpetim sepse kjo bote, keto forca, jane ne shpirtin e tij e per kete arsye gjithnje me te. E vetmja menyre dhe e vetmja zgjidhje per kete dileme eshte te kryejme punen, te cilen na e ka ngarkuar mendja jone. Nese ne punojme ne vetveten dhe perpiqemi te kuptojme boten tone te brendshme, atehere arrijme te harmonizojme forcat tona si dhe aspektet e ndryshme te qenjes sone njerezore. Te arrish te kuptosh mesazhin e endrrave do te thote te kuptosh vetveten. Sa me mire qe arrijme ta bejme kete gje, aq me shume piqemi shpirterisht, aq me shume rritemi dhe jeta jone merr nje kuptim me te thelle e behet me e bukur. Edhe bota rreth nesh duket me e bukur!

bottom of page