top of page
Imazhet retrospektive te dites

Nganjehere kur biem te fleme, fillojme te percjellim dhe nje here ne mendje ate cka ndodhur gjate dites. Pra ne kete faze para gjumit ne kalojme ngjarjet e dites dhe nje here retrospektive me ose pa qellim. Sidomos kur jemi te lodhur nuk kemi asnje lloj fuqije te nderhyjme ne kete proces. E leme veten te na zene gjumi duke u shetitur me mendje nga nje mendim ne nje mendim tjeter, nga nje vend ne nje tjeter, etj.
 
Keto imazhe retrospektive te dites nuk jane te njejta me ato qe i vizualizojme me syte mbyllur. Ato kalojne ne mendjen tone ose para syve tone te mbyllur njera pas tjetres si nje film e ne nuk u kushtojme kurre ndonje vemendje te vecante. Ky proces eshte edhe me i forte nese para gjumit kemi para ndonje film ose foto me ngjyra intensive. Pra vezhgimi i nje objekti te shumengjyrshem ndikon pozitivisht ne krijimin e ketyre imazhe retrospektive.  

Llojet e ketyre imazhe varen nga ajo cka kemi perjetuar gjate dites:

  • Pas nje shetitje ne plazh ose ne mal, ne para gjumit shohim shume shpesh te njejten skeneri. Shohim reren e plazhit, dallget e detit, ose peme e shkurre.

  • Pas nje dite me shi, shohim pellgje te vogla uji.

  • Kemi patur nje udhetim, shohim sikur jemi akoma duke i dhene makines, ose sikur jemi akoma ne rruge.

Pra ne perjetojme diten edhe nje here ne mendjen tone. Kjo do te thote, qe jemi ne gjendje te krijojme imazhe te tilla tre-dimensionale me ose pa vetedije. Keshtu ne mund te ushtrojme aftesine tone dhe te nderhyjme ne keto imazhe e ti ndryshojme me ane te koncentrimit mbi to. Kur shohim sikur jemi akoma duke u shetitur ose duke ndejtur ne plazh, atehere ndryshojme ngjyren e reres ose ngjyren e detit ose te qiellit. Ose leme te zhduken shkurret e te shohim vetem pemet, etj.


Per cfare qellimi duhet te behet kjo?

Kjo shton aftesine tone te vizualizacionit. Kjo eshte aftesia me e forte ne boten astrale dhe me ane te saj ne mund te arrijme shume. Sepse ne boten astrale mund te krijohet dicka vetem me ane te vizualizacionit. Bota astrale perbehet e tera nga energji dhe kjo eshte e formueshme. Sa me e afte te jete mendja jone te perfytyroje nje objekt, aq me te sakta do te jene rezultatet tona. Pra, qellimi i gjithe ketyre ushtrimeve eshte zhvillimi i nje aftesie me ane te se ciles ne mund ti ndihmojme vetvetes ne boten astrale. Ne te gjithe me shume pak perjashtime do te gjindemi atje pas vdekjes. Pra me mire te fillojme te mesojme tani si funksionon kjo bote se sa kur jemi te vdekur e nuk dime se ku jemi e cduhet te bejme.


Ne lidhje me boten astrale e trupin astral dhe eterik nuk ka akoma shume informacione te sakta ne shqip. Deri sa te perkthehen keto, ju mund te lexoni ne lidhje me to ne gjuhen angleze dhe ate gjermane ne keto dy faqe interneti:

Gjermanisht:

 

http://www.paranormal.de/para/ballabene/obe/unobeind.htm

Anglisht:

http://www.paranormal.de/para/ballabene/obe/english/engindex.htm

http://www.explore-immersion.uk/index.html

bottom of page