Teknika e joges budiste se endrrave
Teknika me e rendesishme e joges budiste se endrrave ishte e thjeshte, por ajo kerkonte nje aplikim te plote te personit se nuk linte kohe per detyra te tjera ne jete. Per kete arsye ajo mund te ushtrohej vetem prej asketeve te cilet nuk kishin as familje, as prona ose detyra ne tjera.
Asketet perdornin per ushtrim nje lloj karrigeje meditacioni te cilen ata e kontruktonin vete. (shiko imazhin poshte) Kjo lloj karrigeje kishte ane te larta majtas e djathtas. Asketi ulej ne te kembekryq si ne nje kuti te madhe. Ai nuk levizte dot as majtas e as djathtas se karrigia kishte anet e larta dhe perpara ai ishte i fiksuar me nje rrip i cili pengonte renjen e tij nga para.
Keshtu asketi ishte ne gjendje te binte ne nje gjendje intensive meditacioni ne te cilen ishte e pamundur per te te mos binte ne gjume. Mirepo ky lloj gjumi ishte i lehte per arsye se pozicioni i trupit nuk ishte optimal per te fjetur. Kur asketin e kishte marre gjumi, ai binte me trupin perpara, majtas ose djathas, ashtu sic ndodh ndohere kur na ze gjumi ulur. Trupi kerkon te shtrihet se ne vetem shtrire mund te kemi nje gjume te rehatshmem e te plote. Ne cdo pozicion tjeter, gjumi eshte i paqete dhe i lehte.
E pra, ky ishte edhe qellimi i teknikes. Asketet donin te binin ne gjume gjate nje meditacioni te gjate, por ky gjume duhet te ishte i lehte. Keshtu ata do te ishin ne gjendje te mbanin vetedijen e plote edhe gjate ketij gjumi e te arrinin luciditet e te vazhdonin meditacionin gjate tij. I gjithe ky ushtrim behej i mundur me ane te karriges meditative speciale.
Si rezultat i ketij teknike, endrrat jane edhe pse te shkurtra teper intensive. Ngjyrat jane me te gjallerueshme si dhe mund te komunikohet shume me qarte me nenvetedijen.
Nje person i cili ka familje e profesion nuk mund te ushtroje nje metode e joge te tille. Mirepo tek ne eshte zhvilluar nje lloj versioni i saj, i cili mund te ushtrohet gjate nates ose kur kemi kohe te clodhemi. Ky version i kesaj joge quhet "Enderrimi lucid" (EL) ose "Projeksioni Astral" (PA)
Mirepo per te ushtruar nje lloj joge te tille e per te arritur nje vetedije te plote ditore ne enderr, eshte e domozdoshme te fillosh me se pari te analizosh veteveten, ta njohesh ate, te vezhgosh sjelljen e veprimet e tua, e te fillosh ti ndryshosh keto. Pa patur ndermend te punosh ne karakterin tend nuk mund te kesh sukses ne keto lloj teknika. Ne duhet te jemi ne gjendje jo vetem te shohim veteveten ashtu sic jemi pa fshehur te metat e pa zbukuruar asgje, por edhe te punojme ne vetvete e te behemi nje njeri me i vetedijshem e me i mire.
Si ndihme per kete proces i cili pa diskutim qe zgjat e nuk mund te kryhet brenda disa muajve, eshte vezhgimi dhe shpjegimi i endrrave (analiza e endrrave) sipas modelit te C.G. Jung-ut. Ne lidhje me kete ka shume literature. Ne pjesen e pare te ketij portali, ne kemi pare simbolet me te rendesishme te endrrave si dhe si mund te analizojme elementet e tyre.
Mirepo cfare deri tani mungon plotesisht ne literaturen e sotshme, jane ushtrimet vizuale, te cilat ndikojne shume mbi vetedijen tone dhe qe na ndihmojne te arrijme nje luciditet ne enderr si dhe endrra intensive e projeksione astrale. Pikerisht kjo teknike do te shpjegohet ne faqet e meposhtme.