Simbolet e pragut
Cfare eshte nje simbol pragu?
Kur njeriu kalon nga nje gjendje vetedije ne nje tjeter, kjo nuk ndodh lehte e pa nje perpjekte te forte. Ne ne kete rast ne duhet te nderrojme „polin“
Kur ndodh kjo, ne kapercejme nje lloj kufiri midis dy lloje dimensionesh. Ky akt simbolizohet ne enderr nepermjet nje simboli i cili ka te njejten domethenie. Ne kete rast, simboli eshte kapercimi i nje pragu ose i nje kufiri.
Eshte kapercimi i shpejte do te thote qe edhe kufiri midis dy zonave/dimensionene eshte i shkurter. Dmth. qe keto zona gjinden prane njera tjetres (gjendja e zgjuar dhe gjumi, vetedija dhe nenvetedija) Ne kete rast, ky akt simbolizohet ne enderr si nje kalim nepermjet nje dere, dritareje ose porte.
Kur nderrimi nga nje gjendje ne nje tjeter eshte i ngadalshem, atehere kjo shfaqet ne enderr si nje udhetim te cilin e bejme me ane te nje treni, anije, etj. Ne kete rast, ne udhetojme ne nje vend ose shtet tjeter.
-> Prag midis jetes ditore dhe asaj transcendentale (besimtare-shpirterore)
„Ne enderr ndodhesha para nje porte te mbyllur. E hapa dhe kalova. Mirepo me pas u ndodha para nje porte tjeter. E hapa edhe kete dhe kalova. Aty arrita tek nje porte e trete. Pas saj shkelqente nje drite shume e bukur dhe me ngyjra. Desha ta hap dhe kete porte, mirepo ne ate cast degjova nje ze i cili me tha „Jo tani“
-> Prag midis se tashmes dhe se kaluares
Ne kete rast, kur ne enderr duhet te manifestohet nje kalim nga nje kohe ne nje kohe tjeter, pra nga e tashmja ne nje faze te vecante te se kaluares tone, atehere ato faza te cilat jane midis atyre dy pikave te sakta kohore (e tashmja dhe ajo faze e se kaluares qe na intereson), kapercehen shpejt e pa lene ndonje pershtypje. Ky kapercim sigurisht qe ndodh ne menyre simbolike:
-
Liber, te cilin e shfletojme me shpejtesi
-
Album fotografish (ne shohim ne te vetem disa foto te vecanta, ndersa te tjerat nuk ka interesojne)
-
Film
-
Simbole abstrakte fetare/besimtare
-> Prag midis nje gjendje te vetedijshme dhe te pavetedijshme
„Ne enderr isha duke ikur nga nje person i cili po me ndiqte. Ne nje moment une u fsheha pas nje porte te madhe. Kur mendova se personi qe po me ndiqte ishte larguar, hyra ne oborrin pas portes ku ishte fshehur. Ne ate moment kur e kaperceva pragun e saj per te hyre ne oborr, arrita ne enderr nje vetedije ditore (lucide). Dmth. e dija me vetdije te plote qe une ndodhesha ne nje enderr.
Kur hyra ne oborr, pashe qe ky ishte i mbushur me statuja guri dhe mermeri. Ne ate moment kur une e shikoja nje statuje, ajo ngjallej! Dukej sikur ishin njerez te ngurtesuar te cilet papritur zgjoheshin nga nje gjume i gjate dhe i thelle. Sapo i shikoja ne fytyre, keto merrnin ngjyre dhe gjalleri sikur te ishin fytyra te verteta”
-> Prag midis femijerise dhe matures (moshes se rritur)
Prej: Erich Fromm, „Perralla, legjenda dhe enderra“, Faqja Nr. 168
„Ne enderr me duhej te kaperceja nje lume. Kerkoja nje ure, por nuk shikoja asnje. Aty vura re qe isha i vogel, gati 5 vjec. Nuk dija not, keshtu qe as nuk mund te notoja ne anen tjeter.
Papritur pashe nje burre me madh, me floke e mjeker te zeze. Ky po ma bente me shenje qe donte te me kalonte ne anen tjeter te lumit.
Ne fillim u gezova dhe e lashe te me mbante ne krahe per te me kaluar ne anen tjeter. Por papritur, sapo ky me mori ne krahe, me kapi nje frike e pashpjegueshme. Besoja qe nese nuk ikja prej tij, do te vdisja.
Ne pothuajse kishim arritur mesin e lumit. Aty mblodha gjithe kurajen time dhe u hodha nga krahet e tij ne uje. Ne fillim mendova se do mbytesha ngaqe nuk dija not, por pa ditur se si fillova te notoj e keshtu arrita bregun tjeter te lumit. Ktheva koken pas per te pare se ku kishte mbetur ai burri prej te cilit ika, mirepo nuk e pashe askund. Dukej sikur ate e kishte perpire uji“
-> Pragje midis kujtimeve te ndydhura dhe vetedijes
Ballafaqimi me kujtime te pakendshme, agresive ose negative, te cilat i kemi shtypur ne nenvetedije sepse na lendojne, shkakton shume shpesh nje gjendje traumatike ose te frikshme. Keto kujtime na shfaqen ne enderr si nje makth ose si nje sinjal ose enderr traumatike e cila perseritet shume shpesh dhe nga e cila neve nuk gjejme dot dalje.
Shpesh here keto kujtime traumatike simbolizohen ne enderr nepermjet nje roje kufiri/pragu i cili eshte agresiv karshi nesh. Kjo per arsye se kujtimet e ndydhura ne nenvetedije jane tabu per ne. Rojtari pra na ndalon te ballafaqohemi me to sepse nuk jemi gati.
Per te patur nje ballafaqim me keto kujtime negative neve na duhet nje guxim shume i madh. Por ne rast se ne e kapercejme kete prag, dmth. perballojme konfrontacionin me ato kujtime negative, si dhe ne vazhdim nderrojme pikepamjen tone ne lidhe me to, atehere ne do te kemi arritur t’i integrojme keto kujtime ne vetedije. Si pasoje, frika dhe ankthi zhduken.
-> Kufiri/Pragu midis gjumit dhe zgjimit
Simbol karakteristik i ketij kalimi nga nje gjendje ne nje gjendje tjeter (te zgjohesh nga gjumi) eshte udhetimi me tren ose autobus. Ne enderrojme sikur jemi ulur dhe sikur po bisedojme me pasagjeret e tjere. Zgjimi simbolizohet ne kete rast me ate moment kur zbresim nga treni ose autobusi ose kur keta ndalen.
Nje shembull qe tregon cfare perjeton nje person kur eshte duke e zene gjumi:
„Ndodhem ne fillim te nje ure, te cilen sapo e kam vene re qe eshte para meje. Ne kete moment ndjej si po me ze gjumi. Vetedija fillon te humbase. Sa me shume qe une eci ne ate ure, aq me shume me iken vetedija dhe me ze gjumi”
-> Prag midis gjendjes ditore dhe trance (gjendje meditative intensive dhe hipnotike)
Edhe tek ky prag ka rojtare, mirepo keta nuk bien ne sy si te tille. Keta na pengojne qe te mos biem ne trance, sepse ne kete gjendje, vetedija humbet dhe kete gje psiqika e sheh si nje gje te rrezikshme. Prandaj ajo mundohet ta pengoje nje pervoje te tille. Kjo ndodh ne nje menyre shume subtile, si psh. personin qe don te bjere ne transe e kap nje kruarje e forte e lekures qe vjen parpritur e pakujtuar. Ose atij i shkojne jarget nga goja, fillon ta marre gjumi, nuk ze dot vend rehat, etj. Keto jane perpjekje per te mos e lejuar te kaloje ne nje gjendje transi.
Ka edhe nje simbol tjeter pragu i cili eshte shume i njohur. Ky eshte tuneli. Ky simbol shfaqet jo vetem ne endrra e ne momentin kur eshte duke na zene gjumi, por po ashtu edhe ne shamanizem si dhe ne procesin e lenjes se trupit fizik me ate astral. (OBE= Out of Body Experience/PA= Projeksioni astral)
„Ishte heret ne mengjes dhe une po meditoja ne krevat. Papritur pashe- edhe pse i kisha syte mbyllur, nje tunel i cili u hap direkt para meje. Ne ate moment realizova se do te mund te kisha nje pervoje jashte-trupore, dmth te dilja me trupin eterik prej atij fizik. Per fat te keq, kjo nuk ndodhi sepse ngaqe u befasova, dola nga ajo gjendje meditative”
Nje permbledhje simbolesh pragu
Dera dhe porta
Hapur: lejohet kalimi.
Mbyllur: nuk lejohet kalimi
Gjysme te hapura: Elemente, te cilet jane te ndrydhur pjeserisht
Te hapesh nje dere ose nje porte: Menyra se si e hapim dhe si ndjehemi teksa po e hapim, na jep informacion ne lidhje me metoden qe perdorim per te zgjdhur nje problem te vecante. Mos harroni qe endrrat ne shumicen e rasteve kane lidhje me jeten tone te perditshme dhe ato jane komunikacioni i nenvetedijes tone me ne.
Pamja dhe gjendja e dyerve/portave: Jane keto masive, te renda ose prej materiali te forte, kjo tregon se sa e forte eshte ndalesa te cilat ato prezantojne.
Lartesia e tyre tregon se sa e rendesishme eshte kjo ndalese.
Disa dyer/porta: ne kete rast duhet te vihet re numri i tyre. (Psh. 3 ose 7 jane numra absolut dhe si te tille te vecante)
Piktura: eshte si nje sy magjik ne dere. Ajo na lejon te shikojme ne nje dimension ose kohe tjeter. Sa me shume na terheq ajo vemendjen, aq me shume humbemi ne te. Por pervec se parit, ne nuk mund te bejme gje tjeter.
Dritarja: kjo eshte pothuajse e njejte me pikturen. Vetem se dritarja nuk eshte abstrakte si piktura por reale dhe e arritshme. Dera dhe porta mundesojne nje veprim, dritarja nga ana tjeter mundeson nje njohje, sepse me ane te dritares mund te shohim e te dallojme dicka, por nuk mund te reagojme ose veprojme si me ane te deres.
„Dritarja panorame“: Ne enderr ndodhem se bashku me persona te tjere ne nje amfiteater te vjeter. Ne te gjithe jemi ulur prane njeri- tjetrit ne shkallet e tij dhe perballe nesh ndodhet nje dritare e madhe xhami e cila ka nje forme te rrumbullakte. Nepermjet kesaj dritareje ne mund te shikojme nga ana tjeter e saj. Atje ndodhet nje panorame shume e bukur natyre me male te gjelbra e kodra blu. Qielli ka nje ngyre qelibari e dielli nje drite te embel e te lehte. Ishte dicka shume e bukur per t‘u pare“
Xham dritareje i palare: Ne kete rast ne nuk mund te shohim qarte nepermjet tij. Ky simbol endrre ka pikerisht kete domethenie: qe mungon mundesia per te njohur dicka sakte. Kjo ndodh kur ne ne lidhje me nje problem nuk kemi nje pikepamje te sakte.
"Ne enderr jam duke lare dritaret. Pas larjes se pare xhamat duken akoma jo te paster. I laj dhe nje here. Tani ata duken te paster dhe une mund te shikoj nga jashte. Para nderteses ku ndodhem une duke lare dritaren, ndodhet nje teater. Aktoret ne ate moment jane duke luajtur nje pjese teatri. Ata kane veshur kostume te ndryshme dhe une jam duke menduar se sa mire e kane banoret e ketij pallati qe jetojne ketu sepse ata mund te shohin teater kur te duan e pa paguar gje. Ata thjesht duhet te rrine ne dritare e te shohin spektaklin. "
Perdja: Perdja eshte dicka qe mbulon dhe fsheh, mirepo ajo mund te menjanohet kollaj duke e mbyllur. Perdja ne enderr shume here ka rolin e nje perdje teatri e cila hapet e mbyllet kur fillon e mbaron teatri. Si nje simbol i tille, ajo jo vetem qe simbolizon nje prag ose kufi por dhe sinjalizon fillimin ose mbarimin e nje procesi.
Syri: Ai eshte si simbol pragu shume i njohur ne magji. Po ashtu ai perdoret ne metodat e vizualizacionit ne meditim dhe ne joge. Nuk eshte e keshillueshme te reagosh ndaj syrit ne enderr. Sepse ai jo vetem qe eshte nje simbol i fuqishem pragu, por edhe nje simbol per nje zone tjeter te vetedijes.
Mjegulla: eshte po ashtu nje simbol pragu. Simbolizon nje gjendje te paqarte per shkak te mungeses se kthjellesise.
Muri: eshte nje pengese te forte e cila mund te kalohet vetem nepermjet nje dere ose porte (kapercimi i veshtiresise) ose nepermjet menjanimit se gravitacionit (me ane te fluturimit mbi murin ose me ane te ngjitjes ne te)
Shkembi: nje pengese edhe me e madhe se muri.
Lumi: nje linje kufiri ose nje pengese para nje zone tjeter. Kjo zone tjeter mund te jete e shumellojshme: realiteti tek ne dhe fantazia ne anen tjeter, zona fizike dhe andej ajo astrale, ketu e tashmja dhe atje e ardhmja, ketu femijeria dhe andej pjekuria, etj. Ajo cka keto zona kane te perbashket me njera tjetren, eshte fakti qe ne jemi te lidhur me to me mendje e zemer. Per kete arsye ne nuk mund ta kapercejme kufirin (ne kete rast lumin) pa patur emocione dhe ndjenja te forta.
Lumi ne kete rast simbolizon pervec nje pragu edhe nje kontinuitet horizontal. (ne kundershtim me shkembin, murin e humneren te cilet simbolizojne nje pengese vetedije ose te nenvetedijshme (pengese vertikale)) Lumi eshte horizontal dhe ai rrjedh. Po ashtu ai simbolizon kalimin e kohes ose te ngjarjeve.
Te kapercesh lumin ne kembe: edhe pse ne kete rast kapercejme ujin, ne jemi duke perdorur kembet dhe jemi ne kontakt me token. Pra ne kete rast eshte toka ai element i cili na mban.
Uji ne kete rast eshte nje element endrre i cili simbolizon nje ndjenje ose emocion ne lidhje me nje ceshte ose ndodhi te vecante. Ketu behet fjale per dicka e cila na eshte e vetedijshme (toka si element mbajtes) Forca e rrymes se lumit, thellesia si dhe sa perpjekje na duhen per te kapercyer lumin tregojne se me sa veshtiresi ne jemi ne gjendje te kapercejme nje pengese ne lidhje me nje ceshtje e cila na mundon shpirterisht.
Te zhytesh ne uje: ky element endrre tregon se na duhet te zhytemi ne zonat e thella te vetes sone per te mundur te kalojme ne nje zone tjeter.
Te kapercesh lumin me not: ne kete rast ne jemi ne rrethuar nga uji, por ne gjindemi ne siperfaqen e tij. Kjo do te thote qe do na duhet te mjeshterojme ndjenjat tona (siperfaqja e ujit) nderkohe qe nje hyrje/zhytje ne shtresat me te thella te vetedijes e nenvetedijes nuk jane ne domozdoshme.
Trageti: ketu kapercimi i lumit si nje linje kufitare (dmth kalimi nga nje zone ne nje zone tjeter ose kapercimi i nje problemi ose zgjidhja e nje problemi) ndodh me ane te ndihmes se nje personi tjeter ose me ane te nje aspekti shpirteror. Ne kete rast ne jipet ndihme.
Shume persona te cilet ndodhen ne terapi tek psikologu enderrojne dicka te tille. Ne kete rast, personi i cili i ndihmon atij qe enderron te kaloje nje lum ose nje pengese tjeter eshte terapisti ose psikologu.
Lum shume i madh dhe i thelle/deti: "Gjate nje periudhe kur isha i semure pata disa endrra te cuditshme. Se bashku me nje grup shume te madh njerezish te cilet nuk i njihja po behesha gati te kaperceja nje det. Nuk e dija se ne cfare vendi do te arrija ne anen tjeter e po ashtu edhe njerezit e tjere pyesnin njeri-tjetrin ne lidhje me kete. Askush prej nesh nuk e dinte se per ku po udhetonim. E vetmja gje qe dija ishte qe kur te mberrija ne anen tjeter te detit do te me duhej te mesoja shume gjera te reja."
Ura: simbolizon nje lidhje midis dy zonave. Si e tille ajo menjanon nje pengese te madhe.
Ura si element endrre edhe mund te simbolizoje lidhjen emocionale dhe shpirterore me nje person tjeter.
Ura si rruge na lejon te kalojme mbi nje rryme uji (emocionalitet ose ndjenja) Kjo do te thote qe problemet qe kemi e qe na mundojne shpirterisht mund te kapercehen e te zgjidhen me ane te logjikes e mendjes se qete.
Male/Alpe: Keto simbolizojne nje ndalese e cila na duket e pakapercyeshme. Mirepo me perpjekje, ajo mund te kapercehet.
Ne enderr shume here mendohet dhe besohet se ne maje te malit ose pas alpeve ndodhet nje vend i lulezuar, nje vend i mahnitshem dhe teper i bukur. Kjo simbolizon nje zone te vetedijes e cila eshte me e larte se ajo ditore.
Sic thame me pare, mali dhe humnera simbolizojne nje pengese vertikale (ndryshimi midis shtresave te ndryshme te vetedijes ose shpirtit tone) Simbolikisht ato ose te cojne ne parajse (mali) ose ne ferr (humnera)
Humnera: kjo simbolizon nje stop/pengese. Nese personi e injoron kete gje, ai bie ne humnere (kjo simbolizon renjen ne nje gjendje negative shpirterore: depresion, dhimbje, vuajtje, etj)
Humnera mund te kapercehet vetem atehere nese personi eshte gati te konfrontohet me shtresat e thella te nenvetedijes se tij, dmth. nese ai eshte gati te shohe veten e vet ashtu sic eshte ne te vertete, pa genjyer veten e pa gjetur arsyetime per gabimet e tij.
Kufi shteti: Pengesa e vertete ne kete rast nuk eshte kufiri, por roja kufitare, dmth. nje autoritet i cili nuk lejon kalimin e kufirit. Ai vendos a mund te kalojme ne anen tjeter apo jo.
"Varreza ne kufi"
"Ne enderr jam duke udhetuar me tren ne drejtim te Zvicres. Natyra duket si ne realitet: male te gjelbra dhe shkembinj te larte.
Me vone, treni kalon kufirin per ne Austri. Direkt ne kufi midis dy shteteve gjindet nje varreze. Ajo duket shume e vjeter sepse te gjitha varret jane ne mbuluara me bar dhe lule te egra. Pas cdo kryqi qe gjindet ne koke te varrit eshte rritur nga nje gemushe. Keto jane te gjitha te lulezuara. Lulet jane te verdha dhe ato duken sikur po marrin fryme. Kjo pamje me befason pa mase."
Shkalle nga poshte: Shume here jane shkallet e bodrumit ato qe na cojne nga poshte ne nje zone tjeter. Shkallet ne keto raste jane te erreta, te vjetra, prej druri dhe duken teper misterioze. Ato na cojne ne ndonje bodrum ose dhome. Keto jane te pandriquara ose te mbushura me objekte te panjohura e te pluhurosura.
Nganjehere shkallet e bodrumit te cojne ne nje zone astrale ose ne nje zone me te ulet se ajo tokesore.
"Ne enderr zbres me disa persona te tjere ne nje bodrum. Ky duket sikur ka disa kate. Ndersa ecim na duket sikur po hyjme me thelle ne nje mister te madh. Kemi frike sepse nuk e dime ku po shkojme e cfare do gjejme. Sa me shume qe ecim neper ate bodrum te madh, aq me shume na kap frika. Kjo u rrit ne nje pike te tille, sa qe me doli gjumi prej ankthit qe kisha."
Tuneli: eshte nje rruge e cila te con ne nje zone tjeter nepermjet nenvetedijes.
"Se bashku me nje person tjeter jam duke ecur ne nje stacion treni. Me pas na duhet te futemi ne nje salle ne fund te se cilet ndodhet nje tunel. Per te dale jashte stacionit do na duhet te kalojme nepermjet ketij te fundit.
Ne ate moment qe arritem para tunelit ndjeme nje tronditje te tokes. Salla e stacionit filloi te levizte e muret filluan te binin ne toke. Ne hyme ne tunel e filluam te ecnim me vrap per te dale sa me shpejt jashte. Mirepo ky dukej sikur nuk kishte fund. Por ne nuk ndaluam. Me ne fund arritem te dalim jashte. Pamja qe na u hap para syve ishte mahnitese. Natyra ishte shume e gjelberuar dhe ajri ishte i mbushur me nje ngjyre te arte sikur te ishte nje perendim i diellit. Mirepo ishte kohe dreke."
Cfare lloj pragjesh/kufijsh ka?
Gjendje vetedije kalimtare
Keto gjendje ne fakt shfaqen ne metodat e transit, por nganjehere edhe ne enderra.
Keto simbolizohen nepermjet ketyre elementeve:
-
Mjegulla
-
Erresira
-
Qetesia/Heshtja
-
Mozaike dhe formatime ngjyrash