top of page
Mjedisi i njeriut ne simboliken e endrrave

Vendbanimi eshte ai ambient i cili qe prej femijerise ka nje kuptim shume te madh per ne. Mjedisi ku ne jetojme eshte zona qe kemi hulumtuar me mire se cdo gje tjeter. Per kete arsye ky eshte zona me e pasur ne boten psiqike.
Sa me individuale te jete situata dhe mjedisi ku jetojme, aq me te theksuara do te jene ato ne simboliken e endrrave.

Mali: Eshte pjesa me e larte e tokes. Si i tille ai simbolizon ne enderr nje rritje te vetedijes. Me ane te malit toka perpiqet ti afrohet qiellit. Per kete arsye ne mitologji vendbanimi i zotave ndodhet gjithnje ne nje mal: Olimpi i perendive antike greke, Mali Meru tek perendite hinduiste, etj.
Nje enderr si shembull:
"C.: Po ngjitesha ne nje mal te larte. Ne fillim rruga m‘u duk e lehte dhe nuk po lodhesha shume. Mirepo me pas mali filloi te behej rrepire dhe nuk kisha as se ku te vija kemben per pa rreshqitur. Mali dukej shume i bardhe edhe pse nuk ishte i mbuluar me debore. Pervec kesaj, maja e tij ishte e rrethuar nga nje mur e prandaj se shihja dot.

Papritur degjova nje ze i cili me tha: „Pjesen e fundit te rruges mund ta bejne vetem shenjterit, sepse ata kane aftesine te ecin ne ajer.“ Une, edhe pse e degjova ate mesazh, nuk ndalova por doja patjeter te arrija majen e atij mali.  Por ndersa po mundohesha te ngjitesha, humba per nje moment ekuilibrin dhe rreshkita. Me doli gjumi ndersa po bija poshte ne humnere“ 

Pylli: Pylli i dendur (xhungla) është një zone ku nuk mund të bien rrezet e diellit. Ne kete mjedis ekziston nje muzg konstant i cili i ben rrugët e pasigurta dhe te rrezikshme. Nganjehere ne pyll jetojne kafshe të rrezikshme të cilat na kërcënojnë.
Errësira dhe muzgu janë pra gjithmonë simbole per nje zone e cila gjindet jashte vetedijes tone. Por pylli ne krahasim me shpellën simbolizon nje zone vegjetative e cila gjindet gjithnje ne rritje e siper.
Pylli si nje zone e nenvetedijes mund te simbolizoje dhe nje vend me fuqi dhe me aftesi rinore. Simbolika e pyllit shfaqet shume shpesh dhe ne perralla.

Elemente te vecanta te shtepise

Bodrumi: Zona e nenvetedijes
Brendesia e shtepise: Zona e vetedijes
Zyra: Zona e aktivitetit
Dhoma e gjumit: Zona e clodhjes dhe e jetes intime
Kuzhina: Zona ne te cilen njeriu mbledh serish energji dhe forca.
Papafingoja: Zona e ideve te reja dhe perfytyrimeve
Dritaret: Aspekt i shikimit dhe i njohjes ne lidhje me ngjarje ne mjedisin tone.
Porta kryesore e shtepise: Zona ne te cilen njeriu bashkepunon me mjedisin. Telefoni: Komunikacion mental
Radio/Kompjuteri: Marrje informacionesh
Televizori: Përshtypje te cilat kane ndodhur pertej një kufiri te vetedijes
Mobiljet shtepiake: Mobiljet jane objekte te krijuara nga dora e njeriut. Ato qendrojne ne nje mjedis artificial, në kontrast me objektet natyrore (pemet, shkurret, erezat, lulet,etj). Ato nuk kane ndonje domethenie te vecante. Eshte qendrimi yne ndaj tyre, i cili ka rendesi ne enderr.  
Shtepi e re: shume shpesh simbol per nje fillim te ri si dhe per nje riformim te personalitetit.

Ndertesat si domethenie te nje aspekti shpirteror
Ndertesat ne enderr simbolizojne force, zhvillim, shpresa ose neglizhime ndaj nje ose disa aspekteve shpirterore, te cileve ne situaten aktuale te jetes u jipet nje rendesi i madhe.
Shtepia e femijerise: Aspekte shpirterore qe kane te bejne me femijerine
Ndertesa fetare (kisha, xhamia): Aspekt shpirteror- besimtar
Muze: Muzeu ne enderr simbolizon nje vend ne te cilin ruhen kujtime dhe ngjarje te cilat kane rendesi per ne. Qellime te cilat ja kemi vene vetes per te ardhmen shfaqen ne muze si objekte te cmuara.
Antikuariat: Vend i informacioneve te se kaluares.
Biblioteka: kur njeriu enderron sikur ai ndodhet ne nje biblioteke do te thote se ai eshte ne kerkim te nje diturije.
Keshtjella: Karakteristika me e forte e keshtjelles eshte aftesia e saj ne mbrojtje. Te jesh ne nje keshtjelle ne enderr do te thote qe njeriu ka energjine e duhur per tu mbrojtur nga problemet te cilat rezultojne nga jeta.
Rrenoje: nje aspekt i se kaluares i cili ndodhet ne harrim e siper.

Parku natyror: Ky eshte natyre e formuar ne menyre artificiale. Si i tille ai simbolizon nderhyrje te qellimshme te njeriut (ideale, moralizma ose parime te tjera) ne nevojat e trupit fizik, ne energjine vitale dhe ne seksualitet. Keto nderhyrje nepermjet sportit ose nepermjet shtypjes se nevojave trupore ose nepermjet njeanshmerise shfaqen pak a shume ne formen artistike te parkut natyror. 

Nje park natyror i cili eshte i formuar ne forme gjeometrike, ne te cilin pemet dhe bari jane te krasitura, simbolizon nje menyre jetese e cila per sa i perket ushqimit, veshjes dhe seksualitetit kontrollohet komplet nepermjet logjikes ose tradicioneve, pa marre parasysh a ndodhet kjo lloj jetese ne konflikt me natyren apo jo.

Parku natyror shume here ka dhe nje karakter te pergjithshem. Si i tille ai simbolizon njeriun ne teresine e tij. Ky lloj prezantimi gjindet dhe ne parqet per te cilat behet fjale ne mitologji dhe ne rrefimet fetare. Kopeshti i parajses ne te cilin Adami dhe Eva jetonin eshte nje shembull i tille.
Ne qender te ketyre parqeve zakonisht ndodhet nje peme ose nje mal, dmth nje objekt i cili eshte me i larte se ambienti perreth tij. Ky objekt i larte bashkon token me qiellin. Ai ne kete menyre krijon nje lidhje midis keyre dy elemtente te rendesishme.
Perreth ketij objekti ne mes te parkut gjinden me pas zona te ndryshme te jeteses, te cilat simbolizojne aspekte te vecanta shpirterore.

 

Deti ose humnera prezantohen gjithnje ne kufi te parkut, dmth keto te fundit jane kufiri i parkut. Keto dy aspekte simbolizojne nenvetedijen kaotike e cila perrethon vetedijen e njeriut.  

Edhe qytetet e vjetra jane te organizuara ne kete menyre. Ne qender te qytetit gjindet gjithnje nje ndertese fetare, nje kishe, xhami, tempull ose sinagoge, ose pallati mbreteror. Perreth ndodhen ndertesat e tjera, te cilat kane funksione te ndryshme.

Qytetet ishin zakonisht te rrethuara nga nje mur i larte. Ne kete menyre qyteti ishte i mbrojtur nga armiqte. Kurse vendi jashte tij ishte gjithnje i pambrojtur. Mbi kete armiqte kishin mundesi per ta shkaterruar dhe zaptuar.

Shtepia: Shtëpia ne te cilen njeriu jeton eshte shume e rendesishme kur ajo shfaqet ne enderr. Ajo simbolizon teresine e njeriut si qenie ose nje aspekt shpirteror, i cili ka ndikim mbi personalitetin ose mund te kete ne te ardhmen.

bottom of page