top of page
Kthesat e fatit ne jete

Endrrat ne te cilat shfaqet ky lloj elementi jane te rralla. Ato shfaqen vetem ne ate faze kur njeriu ndodhet para nje ndryshimi te madh ne jete ose para se ai te marre nje vendim i cili ndyshon jeten e tij komplet.

Dueli per rrugen e se ardhmes time

V. „Njehere ne enderr pashe para meje nje tavoline ne te cilen ishin ulur perballe njeri-tjetrit Krishti dhe Satani. Ata po luanin shah me njeri-tjetrin e une fillova ta ndjek lojen e tyre me kureshtje.

Papritur kuptova se ata nuk po luanin por po duelonin ne shah per te ardhmen time, dmth. per drejtimin e kesaj. Kjo me tronditi dhe tani fillova ta ndjek lojen edhe me i perqendruar. Mirepo ngaqe isha i shqetesuar sepse nuk mund te kuptoja e as te ndjeja se si do te perfundonte dueli e se kush prej te dyve do te fitonte, me doli gjumi“ 

bottom of page