top of page
Imazhet hipnagoge ne fazen e zenjes se gjumit

Imazhet hipnagoge jane pamje (imazhe) te cilat shfaqen kur eshte duke na zene gjumi. Ato shfaqen shpejt e jane intensive ne forme dhe ngjyre. Pra ato nuk jane si imazhet retrospektive te dites ne te cilen ne gjindemi vete ne skenerine e dites. Imazhet hipnagoge s'kane te bejne fare me ngjarjet e dites dhe jane te shkurtra si nje moment filmi. Ato me se shumti na shfaqen para syve te mbyllur ne mengjes kur da del gjumi disa here por fleme prape. Keto imazhe eshte e veshtire ti vezhgosh me vemendje sepse per kete na duhet te jemi te perqendruar. Mirepo ajo cfare duam ne ate momente eshte vetem te vazhdojme te fleme. Per kete arsye nuk mund ti verejme keto imazhe. Nese duam ta bejme kete, atehere na duhet te mos lejojme te na zere gjumi perseri. Me pak vemendje ne mund te dallojme qe keto imazhe na shfaqen para syve papritur e pakujtuar per nja dy-tre sekonda.

 

Cfare jane keto imazhe?

Keto mund te jene nje pamje natyrore, nje rruge qyteti, nje treg, nje shtepi, etj, etj. Pra duket sikur papritur shohim para vetes si ne nje film nje vend te panjohur.

Nese arrijme te jemi ne nje gjendje meditative te forte, atehere ne mund te bejme nga keto imazhe te shkurtra nje film, pra ti zgjasim keto. Ky film mund te jete ne fillim i zbehte por me vemendje e koncentracion ai behet me ngjyra dhe vital. Ne kete pike ne pra shohim me sy mbyllur nje vend para nesh sikur jemi ne nje dritare apo dere dhe po shohim nga jashte. Ne kete moment mund te kapercejme vetedijen nga trupi yne fizik ne kete vend ose film para syve tane dhe te hyjme keshtu ne boten astrale. Sepse keto imazhe te shpejta hipnagoge nuk jane gje tjeter pervecse momente kur ne hedhim nje shikim te shpejte ne boten astrale. Te gjithe keto vende qe shohim ekzistojne pra ne kete te fundit. Kjo gje eshte e mundshme para gjumit sepse ne ate cast vetedija jone eshte e ulur. Pra ne kalojme nga nje gjendje ose zone ne nje tjeter.

Raportet dhe hulumtimet me te vjetra mbi gjendjen hipnagoge nga zgjimi ne gjume ekzistojne qe prej vitit 1865. Ne psikologji shume shkencetare jane perpjekur te analizojne imazhet hipnagoge. Me i njohuri prej tyre eshte shkencetari austriak, Herbert Silberer. Ky me se shumti i kushtoi vemendje domethenies se simbolikes se ketyre imazheve. Keto jane sic kemi pare pak me pare simbole te pragut. Pra ne kete faze, kalimi nga zgjimi ne gjume simbolizohet me ane te nje simboli te vecante: porte, dere, celes, ure, lum, etc. (Simbol pragu)

Keto imazhe pragu mund ti perdorim edhe qellimisht per te mundesuar nje kalim ne zonen astrale ose ne nje enderr lucide.

Si mund ta bejme kete?

Ne ate moment kur eshte duke na zene gjumi, ne duhet te mbajme vetedijen te plote e te rrime zgjuar. Paralelisht me kete duhet te vezhgojme me vemendje para vetesh me syte mbyllur. Shpejt imazhet e para hipnagoge do te shfaqen si vetetima. Nese arrijme te mbajme koncentracionin, keto imazhe te shpejta krijojne nje skeneri si nje film.


Ne fazen tjeter do e shohim veten ne nje ambient te huaj. Do na duket sikur na kane katapultuar ne nje vend tjeter pa e marre vesh se si. Ne kete rast ne kemi kaluar me vetedijen nga trupi yne fizik ne nje ambient astral nepermjet skenerise prej imazheve hipnagoge. Kjo eshte e veshtire te arrihet, por me durim e vullnet eshte e mundur. Me se miri eshte ushtrimi ne mengjes ose gjate nje mbasditeje jur jemi duke pushuar.

Ka edhe nje metode tjeter e cila arrihet me ane te projeksionit. Edhe ketu syte jane te mbyllur. Por ne nuk presim te na shfaqen imazhe por filojme te vizualizojme sic kemi shpjeguar me pare. Kjo nuk behet qellimisht por pasiv. Dmth. ne vetem kemi deshire te shohim nje fushe me lule ose nje mal me peme, etj. Dhe ky peisazh do na shfaqet para syve.

Ne fillim dallojme nje levizje imazesh nga nje ane ne anen tjeter. Kjo na duket sikur po kalojme me shpejtesi te madhe nga nje vend ne nje vend tjeter. Nuk mund te dallojme akoma detaje, por mund te kuptojme se cfare vendi eshte, a eshte nje lendine apo rruge, nje plazh apo mal, etj. Gjeja me e veshtire ne kete pike eshte te mbash koncentracionin e te mos humbasesh vetedijen duke rene ne gjume.

Ne hapin tjeter ne duhet te perpiqemi te ndalojme kete teleportacion nga nje vend ne nje vend tjeter. Pra ne duhet te fiksojme nje skeneri te vetme. Jemi akoma ne krevat e ne trupin fizik dhe akoma na duket sikur po shikojme nje film me sy mbyllur.

Me pas duhet ta ndryshojme kete skeneri qe kemi ndalur nga e zbehur dhe e pandalueshme ne nje skeneri te gjalle, me ngjyra dhe forma. Ne duhet ta bejme ate tre-dimensionale.

Sapo ta kemi bere kete pejsazh tre-dimensional, duhet te hyjme ne te si nepermjet nje dritareje (simbol pragu) ose duke i dhene vetes brendesisht nje vrull. Kjo pra nuk ndodh fizikisht por brendesisht, pra ne mendje. Duhet te krijojme deshiren te jemi ne ate ambient qe po shohim dhe ne kete moment e kalojme vetedijen si me nje katapulte ne te. Po e arritem kete hedhje, atehere ne jemi ne ate skeneri prezent.

Ne kete gjendje, ne do ndihemi krejt ndyshe. Tani nuk na duhet me te perqendrohemi sepse vetedija eshte automatikisht e qarte. Ne jemi plotesisht te vetedijshem dhe te lire ne vullnetin tone.


Kete gje ju duhet ta imagjinoni keshtu: papritur ju ndodheni ne mes te nje qyteti ose fshati te huaj diku ne Itali, Angli ose Gjermani. JU vetem pate nje imazh dhe patet deshiren te ishit aty ku gjindeti tani. Vetem se ne kete rast nuk do jene keto shtete por ndonje qytet ose fshat ne zonen astrale. Ju ndodheni aty dhe duhet te vendosni vete se ku do te shkoni e cfare te beni.


Cfare ndodh ne fillim? Disa persona te cilet perjetojne kete gje per here te pare, frikesohen. Ata ndodhen diku ne nje vend krejt te huaj e nuk dine cte bejne e cte mendojne. Si rezultat ata kane frike dhe duan te kthehen ne shtratin e tyre (ne trupin fizik). Shume here ata nuk duan me te kene nje pervoje te tille sepse nuk ja njohin vleren.

Per disa persona te tjere kjo pervoje eshte nje sfide e madhe te cilen ata e pranojne me qejf. Sepse e panjohura u intereson dhe ata duan te mbledhin njohuri mbi boten astrale dhe banoret e saj. Keta persona mund te quhen shume te lumtur sepse ata me siguri qe do te kene pervoja teper interesante dhe fantastike. Keto do jene shume me intensive se jeta jone e perditshme.

Te gjithe keto pervoja arrihen pra vetem nese ne e mposhtim friken dhe e hapim ate dere e cila ne dergon tek e panjohura. Vetem ti vendos a e kapercen kete prag apo jo.

bottom of page